Hysniu i tregon Doktorit ç’i tha Enveri te varri në 5 Maj

anazapta

 

 

–          Ku e kalove 5 Majin, o Hysni – më pyet doktori

–          Shkova tek shoku Enver e u fjalosa, se edhe ai ka ngelur vetëm!

–          Të pyeti për mua? – u interesua Doktori

–          Më tha që u kam lënë në duar të sigurta dhe i kishte ngelur peng që sa ishte gjallë nuk të kishte vlerësuar se të dinte budalla. I kishte ngelur peng që as drejtor spitali nuk të kishte bërë!

–          E kështu e ka jeta, njerëzit e zotë nuk vlerësohen. Po pse shkove o Hysni, tek ai Diktatori?!

–          E po ti shkon e llafosesh me Azemin, e unë shkoj e fjalosem me shokun Enver. “Më ke harruar, o Hysni, – më tha. – U bë kohë e gjatë që nuk je dukur. Po ma dredh edhe ti!”

“Më kanë caktuar me një detyrë të rëndësishme, o shoku Enver, – i thashë, – derisa të bëhen edhe këto zgjedhjet, do të qëndroj afër Doktorit se ka nevojë për ndihmë morale e intelektuale!” – “Po çfarë lesh intelektuali je ti more Hysni”, më tha! – “Po unë kam qenë kryetar kooperative, o shoku Enver. Më njeh një rreth i tërë, sa kishte Sali Berisha anëtar partie në organizatën e tij, unë kisha qerreqexhinj! Pastaj kam dhënë mësim në shkollën e Natës!”

–          Për atë që të bën problem e të shkarkuan!

–          E po gjëra që ndodhnin atëherë!

–          Pse të shkarkuan si mësues nga shkollë e natës? – pyeti Doktori

–          Unë jepja Zooteknikë, hyra në klasë mbasi kisha bërë sherr me Alushin gjatë ditës që ishte brigadier. I ngrita vëllanë, Zenunin, në mësim edhe i thash: “Ngrihu ti Zenun! Na fol për derrin, o të lëroftë derri tët ëmë”, më shpëtoi pa dashje. Kaq u desh, u bë nami. Zenuni ulërinte: “Kë shan nga derri?” Unë i thoja më fal se më shpëtoi,por u bë e madhe!…

–          Ehe.. Po tjetër ç’të tha ndonjë gjë ai diktatori??

–          Shiko doctor, rëndësi ka që vetë shoku Enver kishte respekt për ty: “Nuk ma merrte mendja, – më tha, – që një koqe kandari si Sali Berisha të bënte lëmsh Shqipërinë e të ndriste demokracinë”. – I thashë si ka mundësi që nuk e njef more shoku Enver se ai me zvarritje ka arritur deri tek oxhakut yt. “Epo, sa merimanga vinin tek oxhaku im, o Hysni, – më tha, – nuk i njihja të gjitha! Po bëj të fala e i thuaj që kam respekt!

–          Ma bëre qejfin, Hysni! Lavdi dëshmorëve si Azem Hajdari, që dhanë jetën kundër pushtuesve fashiste! Përparaaaa!

–          Ngrihu Ylli se na vuri ferrën!

Kaq u desh… Iu turrëm, e vumë poshtë dhe i dhamë ilaçin!

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *