-Do flemë o Doktor, – i thashë unë.
-Do flemë më tha, por tani e tutje dua një Kandil tek koka se nuk më zë gjumi!
-Oh t’ëmën e s’ëmës, po ne kemi që në 75-ën që i kemi pushkatuar Kandilët, ku të gjej unë tani. Mua për ata m.. kandilësh desh me futën brenda kur isha kryetar kooperative.
-Pse more derdimen, ç’pate ti me kandilët?
-Asgjë nuk pata. Kur u bë elektrifikimi i Mallakastrës fshati i fundit ishte Drenova, atë ditë që erdhi drita elektrike u mblodhëm të gjithë për ta festuar,u ngrit gjithë fshati edhe sollën kandilët tek qendra e kooperativës, “Pse i sollët”, – i pyeta unë. “Do i pushkatojmë, – më thanë, tani që kemi dritë elektrike,dhe janë simbol i errësirës, në haletë e gomarit e kanë vendin”. Për tu dukur më revolucionar edhe unë e aprovova. I çuam në një anë përroi, dolëm me dyfek ne që kishim qenë partizanë, dhe si kryetar kooperative më thanë mua qëllo ti i pari , për respekt, pastaj dhe Fadili si kryetar i këshillit. Mora shenjë unë atë që ishte më i madhi edhe ja këpus mu në lule të barkut, iku Kandili e nuk u pa nga fluturoi, të njëjtën gjë bëri edhe Fadili. Kaq u desh, u dha komanda zjarr dhe Kandilët u bën copë e thërrime nën breshërinë e plumbave. Fshati shpërtheu në duartrokitje, gëzim e hare, duke kënduar këngën: “me pushkë Hysni e Fadili, ra me bythë përpjetë Kandili” Do ti që pas një jave kërcet një rrebesh e stuhi,ikën dritat në fshat e kur u turrën fshatarët të nesërmen e filluan të kërkonin kandilët, atyre qe u ishin shkatërruar fare e nuk riparoheshin filluan ankesat duke ma hedhur mua fajin. Ore po ju i sollët vetë,- ulërija unë, që nuk u bëja derman. “Por ne nuk e dinim që do na duheshin përsëri,ty të kemi kryetar,ti je më i zgjuari, ndaj na jep zgjidhje”, – më thoshin. U bë nami deri në komitetin e partisë së rrethit. Mua më paralajmëruan për moslargpamësi. Të sjell një qiri?
-Jo e dua kandil.
-Fli me qiri sot sa të vete nesër në Mallakastër e të gjej një Kandil.
-Dua Kandil dhe sot, unë jam Kryeministri i vendit për kandidat në Evropë, me ngritjen më të lartë ekonomike në botë, e mos të gjej një Kandil të fle rehat?
-Ore, po do vajtur në Muze ulërija unë se as tek shtëpia në fshat nuk jam i sigurt kam apo nuk kam
-He o Ylli thuaje një fjalë edhe ti
-Ç’ti them ti jap qiririn tim, ky nuk bën dritë, vetëm errësirën do
-Ah ku e ke mendjen ti balash i mutit
-Të sjell atë Kandilin e komisionit parlamentar, deri sa të gjejmë Kandil nesër
-Të kam thënë që vetëm ti Hysni me shëron mua
-Merre atë Kandilin e parlamentit ne telefon o Ylli edhe thuaj të vij se e do Doktori
-Kështu u zgjidh edhe kjo punë. Unë uroja vetëm që nuk i kishim pushkatuar gjithë Kandilët edhe Ylli u lehtësua duke më thënë “mirë që u kemi ruajtur emrin Kandilëve”
Nuk ju ndahet shpirti nga komunizmi juve te gazetes ?