I akuzuar për “Shpërdorim detyre” arrestohet ish-kryeinspektori i IMT-së në Dibër (EMRI)

Edlira Shehu

Ish-kryeinspektori i IMT në Dibër, Ermal Xhaka i shpallur në kërkim nga policia për veprën penale “Shpërdorim detyre” është ndaluar arrestuar ditën e sotme nga polica.

37-vjeçari Ermal Xhaka u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Inspektorati” të zhvilluar ditën e djeshme.

Nga ky operacion ranë në pranga gjithashtu, Fitim Raska 33-vjeç banues në Arras, Dibër, me detyrë kryeinspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër;

– Jetmir Osmani, 32 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë inspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër;

– Shpëtim Iskurti, 51 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë inspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër.

-Agush Cena, banues në Peshkopi, me detyrë inspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër.

Sipas policisë persona e arrestuar përpiluan akte administrative fiktive dhe favorizuan dy persona të tjerë për të kryer ndërtim pa leje në një hapësirë publike.

 

e.sh/Dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *