Milan Radojiçiç, nënkryetar i subjektit politik Lista Serbe është pjesë e sanksioneve të SHBA.
Atij i kanë mbetur dokumentet në pikën kufitare, pasi është arratisur në sytë e tre ose katër policëve të Kosovës në pikën kufitare Bërnjak.
Radojiçiç kishte komunikuar me eprorët e pikës dhe më pas ai ishte kthyer në Serbi, shkruajnë mediat.
Mësohet se Radojiçiç ishte vendosur në listën e të kërkuarve para pak ditësh, ndërsa ka arritur t’u arratiset policëve kosovarë nga pika kufitare.
Sipas burimeve, Radojçiç po udhëtonte nga Serbia për në Kosovë dhe në hyrje të pikës kufitare, ai është pritur nga njëri prej eprorëve të pikës kufitare.
Në momentin kur polici kufitar ka kontrolluar dokumentet e tij ka rezultuar se ai është person në kërkim.
Sipas të njëjti informacion, pasi Radojçiç ka rezultuar në listën e kërkimit, ai ka ecur me makinën e tij mbrapa dhe është arratisur për në Serbi.
Rrethanat se si policët ia kanë mundësuar këtë arratisje ende nuk janë zbardhur, ndërsa një grup hetimor po heton veprimet e policëve.
Radojiçiç ishte shpallur në kërkim për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviçit. I njëjti pas një kohe ishte fshirë nga lista e kërkimit me vendim të prokurorit që po e hetonte çështjen.
Mëvonë, Prokuroria Speciale sërish e ka vendosur në listën e personave të kërkuar.
Kjo është hera e dytë që Radojçiç arrin t’i arratiset Policisë së Kosovës. Dy vite më parë ai ishte larguar nga banesa e tij, pak minuta para se Njësitë Speciale të tentonin ta arrestonin.
j.l./ dita

BISHAT SERBE E KANE GJAK URREJTJEN E LIG SLLAVE NDAJ SHQIPTARIT
NE TE SEMES VAFTE ME SOJ E SOROLLOP E ME VUCICIN E BALLKANIN E PJERDHUR BASHKE
E IMAGJINO PASTAJ TE BESH BALLKAN TE HAPUR ME GJARPERINJT SERB
Vrasës me pagesë
I liruar nga te shiturit si Thaci, Mustafa …
PAGOI