I armatosur çan postbllokun e policisë, plagos tre efektivë

redaktor

Me pistoletë të mbushur shpërthen me dhunë me makinë  postobllokun e policisë  duke dëmtuar tre punonjës policie. Policia i kundërpërgjigjet me armë për neutralizimin e tij, duke e plagosur lehtë.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Kristo Zekolli 33 vjeç, për veprat penale: “Kanosje për shkak të detyrës” , “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municioneve”  dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit”.

Ai nuk i është përgjigjur thirrjes së postbllokut të policisë ngritur në hyrjë të Korçës.

Ky shtetas në mënyrë të dhunshme ka çarë postbllokun e policisë, duke dëmtuar 3 punonjës të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale dhe mjetin e tyre, të cilet ishin të planizuar me shërbim në qytetin e Korçës.

Shtetasi Zekolli është ndjekur nga punonjësit e policisë dhe për të neutralizuar veprimet e tij, kanë qëlluar në ajër dhë në drejtim të gomave të automjetit te tij tip “Benz” me targë AA 547 HV.

Shtetasi Zekolli duke drejtuar mjetin e tij, mbante në dorë një pistoletë, e cila rezultoi e mbushur.

Punonjësit e policisë janë dëmtuar lehtë nga përplasja e mjetit nga shtetasi i mësipërm.

Shtetasi Zekolli është plagosur lehtë.

Share This Article
1 Comment
  • Ketyre idjoteve , turq me banim ne Devoll , qe shkuan zvarre disa vjet ne Greqi dhe na u kthyen nga Muhamet,
    ne Kristi dhe tani i tregojne gjoksin shtetit , duhen tredhur
    dhe te kalben ne burg . Nuk meritojne te jetojne mes njerezve , se jane shtaze te rrezikeshme,te pa zbutura !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *