Alarmohet policia greke pas informacioneve të marra se shqiptari Klement Çala i arratisur nga burgu i Trikalas është nisur drejt kufirit shqiptar.
Nisur nga këto informacione policia greke ka përforcuar shërbimin në Janinë, Kakavijë dhe Igumenicë. I arratisuri nga burgu mësohet se ka grabitur dje një sasi të madhe parash në një bankë pranë Larisës, së bashku me një person tjetër.
Mjeti me të cilën ai u largua pas grabitjes u gjet i djegur nga policia.
ARRATISJA
Çala është pjesë e grupit prej 11 të burgosurish që u arratisën në mars nga burgu i Trikalas,pas një trazire të armatosur që u zhvillua në burg, ku mbetën të plagosur dy oficerë burgu.
Ngjarja filloi kur dy furgona iu afruan burgut dhe personat që gjendeshin në to, qëlluan mbi oficerët e kullës së vrojtimit. Ndërkaq një grup të dënuarish nga krahu C, ku ndodheshin të burgosurit shqiptarë, prenë me sharrë hekurat e qelisë dhe dolën në tarracë duke qëlluar me armë./BW