Arbër Çekaj i cili dyshohet të jetë porositësi i 613 kilogramëve kokainë të mbërritura në Shqipëri në kontejner bananesh, është duke vuajtur dënimin e tij në Gjermani.
Prej aty ai ka ngritur kërkesën për kthimin e pasurive të sekuestruara, posaçërisht kthimi i kamionit dhe kontejnerit, në dyshemenë e të cilit u gjet e fshehur lënda narkotike.
Kërkesa është bërë nga përfaqësuesi ligjor i shoqërive “Arbri Garden shpk” dhe “Ecoalmax sh.p.k” dhe pritet të shqyrtohet nga gjyqtarja e Krimeve të Rënda, Irena Gjoka, në orën 13:00 të së hënës.
Nga ana tjetër, pak ditë më parë Policia e Shtetit njoftoi bllokimin e dy llogarive bankare në shumat 38 mijë dollarë dhe 10 milionë lekë të këtyre shoqërive, të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal.
Arbër Çekaj u arrestua në ditët e para të muajit Maj në Gjermani, bazuar në një masë sigurie “arrest në burg” dhënë për të nga Krimet e Rënda. Ai është në pritje të ekstradimit drejt Shqipërisë.
l.h/ dita

E ka mesuar Taulant Xibraka si te veproje dhe e ka keshilluar Edi Droga si te veproje ne burg ne dhe te huaj
Po ti hale intelektualoqe nuk i ke dhene ndonje ide se si mund tja hedhe se ju fossilet qe vegjetoni per mungese varresh i dini mire keto punet e droges. Ua ka mesuar baca Saleh.
Vicidolisti Digidal…
intelektuali që thua Zotrote është Nastradini i dikurshëm dhe është pagëzuar për së dyti “intelektual” dhe është tifiz fanatik i Dallkauk Zogi I – rë.Kur je zogist detyrimisht që ç’ do gje e sheh kokëposht.