Shumica e liderëve të cilët morën pjesë në marshin që kishte për qëllim lirinë e shprehjes dhe të shtypit, duket se ishin në vendin e gabuar, – raporton televizioni kosovar KTV.
Sepse, liria e shtypit në shtete të tyre përkatëse është në nivelet më të ulëta sa i përket indeksit të lirisë së shtypit për 2014, të bërë nga “Reporterët pa kufij”.
Këtu nuk përjashtohen as Kosova që u përfaqësua nga presidentja Atifete Jahjaga dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, por edhe Shqipëria që u përfaqësua nga kryeministri Edi Rama, e klerët fetarë.
Kështu, në indeksin e “Reporterëve pa kufij”, për lirinë e shtypit për vitin 2014 Kosova zë vendin 80, derisa Shqipëria të 85-in.
Nëntë prej shteteve, delegacionet e të cilëve ishin në Paris, të dielën ndodhen në renditjen më kritike sa i përket lirisë së shtypit.
Sidoqoftë, rreth një milion persona dhe rreth 50 delegacione nga shtete të ndryshme botërore morën pjesë në Marshin e unitetit në Paris. Marshi është mbajtur në shenjë solidarizimi me gazetarët e vrarë të gazetës satirike “Charlie Hebdo” të mërkurën në Paris, por edhe për 4 pengjet e vrara të premten në një dyqan, po ashtu në kryeqytetin francez.

Per here te pare po vleresoj seriozisht kete deklarate te televizionit KTV, e cilla me duket jo vetem e vertete, po edhe ne vendin e kohen e duhur!
Ka mjaft raste diskredituese ku ne Shqiperi e Kosove (te cillen ma ka enda ta quaj Shqiperi) ,gazetaret e terrenit jo “elitare” punojne me nje page qesharake, pa kontrata e sigurime shoqerore, te kercenuar per buken e gojes, nga bosset, e ne meshiren e krimit te rruges!
Shyqyr qe nuk ishte ne Paris nje A.Frangaj,a B.Fevziu e te tjere mysybete si keta se do na kishin turperuar jo vetem racen por edhe mender gazetarllekun e tyre ,qe nga njerez hic , anonime e kot se koti, na jane bere milionere mediatike ne sherbim te pushteteve gjoja demokratike te radhes!
Jini mese te sakte ne indeksimin e “lirise se shtypit” , te dashur gazetare te KTV, sidomos persa i perket Shqiperise e motres se saj Kosoves!
Ne Paris ishin B. Fevziu, S. Balla, Filip Cakuli etj, “krema e gazetarise” shqiptare se pastaj kush do ti bente fresk Edit me artikuj gazetash apo filmime “ngadhnjyese”.
Sa per milionere mjafton shembulli i Kryeministrit qe nga shites ambulant ikonash ne Paris, na nderron kostumet “firmato” perdite. Shembulli tipik i shumefishimit te bukeve dhe te peshqeve se ky leke nuk kishte asnje kur erdhi ne Shqiperi dhe Nano e beri minister.
Ky duhet te ishte kryeartikullii i gazetes per diten e sotme!