Dhe pse për Zotin-Jezu Krishti,
ishte i mbushur plot besim,
i tha në kulm të dëshpërimit:
“Pse më braktise, Ati im?!.”
Në infinit të dëshpërimit,
Krishti dyshoi me të vërtetë,
iu zbeh fuqia e besimit,
që e kish mbajtur gjallë në jetë!
Me më Viganin tek kjo Botë,
rrëfimin tonë e kemi nisur,
për të kuptuar: Ç’do të thotë,
të jesh i vetëm, i braktisur!
Në këtë çast mizor, të lik,
njeriu e ndalon përpjekjen,
se për këdo në Botë, o mik,
braktisja është njëlloj me vdekjen!
Kur je i vetëm, i braktisur,
të humbet shpresa dhe besimi,
mbi këto shtylla e ka nisur,
të gjithë rrugën Krishtërimi!
Në fakt Jezusi s’u braktis,
Ati pranë tij gjithë kohës ishte,
e la të sosej çfarë u nis,
se planin e Ringjalljes kishte!
Kur ne braktisim keq të tjerët,
jemi ca qënie kot së koti,
i lëmë në shpatin më të pjerrët,
dhe asnjë plan s’kemi si Zoti!
Nuk kemi plane si ç’kish Zoti,
se s’kemi Fron e as brerore,
ndaj dhe unë s’shkruaj kot së koti,
s’ka nga braktisja më mizore!
Se egoist je, o Njeri,
e s’e çan kokën për të tjerët,
s’u çon makar një qiri,
në errësirën më të errët!
As kjo e keqe nuk ka bisht,
dhe ndodh gjithkund edhe gjithkund,
një i braktisur natyrisht,
është një njeri i marrun fund!
Është një njeri i marrun fund,
për të armik është njerëzimi,
ndaj mund të kryej kundra tij,
vepra të egra dëshpërimi!
Dhe në ka qenë para braktisjes,
njeri i mirë e i ndershëm,
nëse një ditë i jepet rasti,
bëhet i lig e i tmerrshëm!
Pa lustër fare dhe makijazh,
kjo është në fakt Bota jonë,
kanë rënë me kohë këto kambana,
edhe do bien gjithmonë!

nje gje nuk ma kap dot kaplloqja ime:
ky poeti eshte edhe fetar edhe komunist 24 karat!
çudi e madhe !
Bukur poeti Duka!