SMS në DITA
në 0689073730
“Gërmo, Tare, gërmo, se aty kam qenin e ngordhur”, është kjo një thënie proverbiale e të madhit Kadri Roshi në një film. Kështu ngjajnë edhe rropatjet e denoncimeve në prokurori të Imamit apo të dhjetra të tjerëve në tatime e dogana. I dashur Edi, mos i harxho “gërmimet” me këtë drejtësi të superkorruptuar se as “qenin e ngordhur” nuk ke për ta gjetur, po dhe në e gjetsh, do të ta lënë si kopil para Kryeministrisë dhe atëherë…, atëherë “dhe çakejt do qeshin ndër male me ty”. Respekte, Adem Ciceri.
