Kur isha i vogël,
Dy pëllëmbë e pak,
Im atë një gështenjë,
Preu me merak.
Nga gjithë trungu mori,
Ç’i duhej për vete,
Aq sa mund të bënte,
Për mua një djepe.
Kur e bëri gati,
Për të tundur djepin,
Te koka i gdhëndi,
Naimit portretin.
Nëna ime zogë,
Kur më jipte gji,
Ç’kishte bërë për mua,
Një ninull flori.
Eh, ç’qe ajo ninull,
Që këndonte zoga:
“M’u rriç biri i nënës,
Me flori te koka!…”
***
Shpejt kaluan vitet,
Si një fllad i lehtë,
Pak nga pak fillova,
Të këndoja vetë.
Atë nina-nana,
Që më thoshte nëna,
Desha ta kuptoja,
Si më donte zëmra.
Floriri i rrallë,
Te jastëku im,
S’mund të ishte veç,
I madhi Naim.
***
Prapë kaluan vitet,
Si një fllad i lehtë,
Nisa ndonjë këngë,
Të thurja dhe vetë.
Naim zemërmadhi,
Thesarin ç’ma hapi,
M’i hodhi në dorë,
Gjithë florinjtë që pati.
Eh, moj nënë shpirti,
Naimi ç’më bëri,
Nga ai u vesha,
Me flori i tëri.

Shumë e bukur !
Si te gjitha vjershat e tij , Vjola , kush ka mbetur tjeter si ai ? Fat qe e kemi . Shendet e jete te gjate poeti yne .
Roli im në shoqëri, ose roli i çdo artisti apo poeti, është të përpiqemi dhe të shprehim atë çfarë të gjithë ne ndjejmë, jo t’i tregojmë njerëzve si të ndihen. Jo si predikues, jo si lider, por si një reflektim i të gjithëve ne. (John Lennon).
FJALË TË URTA – SAMI FRASHËRI
Natyra njeriut i jep talent dhe aftësi, fati dhe rasti nxjerr në shesh atë talent dhe aftësi. Sa njerëz të mëdhenj vijnë në botë dhe, pasi nuk gjejnë rast të shfaqin aftësinë e tyre, shuhen si fitili pa vaj dhe ikin pa u dëgjuar emri i tyre.
Po të merrej taksë për bukurinë dhe urtinë, nuk do të ishte nevoja për tagrambledhës, sepse çdo njeri këtë taksë do ta jepte duke e sjellë vetë. Më e çuditshme do të ishte se këtë taksë do ta jepnin para të tjerëve ata që do të kishin fare pak bukuri dhe mend.
Ka shumë asi që nuk i vejnë vesh pëllitjes së gomarit, por që i besojnë fjalës së Nastradinit. (Nastradini kishte një gomar. Një i njohur i trokiti në derë dhe i kërkoi gomarin për të shkuar në mulli që të bluajë. Nastradini, që nuk donte t’ia jepte, i tha se nuk e kishte në shtëpi. Por, gomari pëlliti mu atëherë! I njohuri i tha: “Pse gënjen, ja ku pëllet?” Nastradini, pa u trazuar fare nga kjo e papritur i tha: “S’ke turp, i beson gomarit e jo mua, me goxha mjekër!”).
Shpresa është një lajkatare që nuk i plotëson premtimet; megjithëkëtë kjo shoqe, po të mos na ngushëllonte dhe të mos na zbaviste në rrugën e jetës, kjo rrugë do të dukej shumë e vështirë.
Dijetari turpërohet kur hyn në mbledhjen e injorantëve; ndërsa injoranti hyn në mbledhjen e dijetarëve pa u trembur fare.
Kur një kardinal francez po kalonte me karrocë, i doli përpara një qerre me qe dhe i zuri rrugën. Sa do që karrocieri i kardinalit i thot disaherë të zotit të qerres t’ia lëshojë rrugën, fshatari nuk i vë vesh dhe vijon rrugën e tij. Për këtë zemërohet kardinaii, nxjerr kokën nga karroca dhe duke parë se fshatari ishte i trashë e i shëndoshë, i tha: “Biri im, ti e ke ushqyer shumë veten tënde, por pak e ke edukuar.” Fshatari, me të dëgjuar këto fjalë, u përgjigj: “Pasi veten tonë e ushqejmë vetë, në këtë pikë s’kemi ndonjë gabim. Sa për edukatën, po qe mangut, faji nuk është yni, sepse edukimi ynë është në duart tuaja”.
I famshmi Newton, ca ditë para se të vdiste, tha: “Nuk di çdo të thotë publiku për mua. Por unë i përngjaj një fëmije që mbledh guaska në buzë të oqeanit. Me gjithë përpjekjet e mia të shumta, nga deti i së vërtetës munda të shtie në dorë vetëm 5—10 guaska që kishin dalë në breg.”
Ditet NJEMIJE Arben Duka! Naimi i DITEVE TONA-Poet mbi POETE! Me Ju *Biri DangelliseNaimjane* 85 vjecar me Ju..dhe ATDHEUN..!
Dh. Xhoga- sot e18 vjet me NIPIN-Guri Naimit D
I nderuar poet Duka! Në krijimtarinë tënde të bejteve politike, më shumë i ke thurrur vargje veprave “gjigande” të kriminelit shokut Enver Hoxha, dhe veprave të hajdutit modern piktorit Edi Rama. Të ishte gjallë Naimi do ishte lemerisur me gjendjen se si je katandisur si poet. Kështu që lëre Naimin, se ti ha bukë vetëm me propagandë pushteti. Ke bërë ca vargje në vite që i ripublikon 100 herë këtu te dita, dhe tërë kohës merresh duke sharë shokun Sali, dhe duke mburrur Edvinin, “Diellin tënd të vatrave shqiptare”! Çfarë mjerimi! Të uroj jetë të gjatë që të vazhdosh t’i shërbesh partisë.