I dashur Naim

J L

Kur isha i vogël,

dy pëllëmbë e pak,

im atë një gështenjë,

preu me merak.

 

Nga gjith’ trungu mori,

ç’i duhej për vete,

aq sa mund të bënte,

për mua një djepe.

 

Kur e bëri gati,

për të tundur djepin,

te koka i gdhendi,

Naimit portretin.

 

Nëna ime zogë,

kur më jepte gji,

ç’kishte bërë për mua,

një ninullë flori.

 

Eh-ç’qe ajo ninullë,

që këndonte zoga:

“M’u rriç bir i nënës,

me flori tek koka!..”

 

Shpejt kaluan vitet,

si një fllad i lehtë,

pak nga pak fillova,

të këndoja vetë.

 

Atë nina-nana,

që më thoshte nëna,

desha ta kuptoja,

si ma donte zëmra.

 

Floriri i rrallë,

te jastëku im,

s’mund të ishte veç,

i madhi Naim.

 

Prapë kaluan vitet,

si një fllad i lehtë,

nisa ndonjë këngë,

të thurrja dhe vetë.

 

U mundova shumë,

sa që unë e di,

t’i vidhja Naimit,

sado pak flori.

 

Naim zemërmadhi,

thesarin ç’ma hapi,

m’i hodhi në dorë,

gjithë florinjtë që pati.

 

Eh-moj nënë shpirti,

Naimi ç’më bëri,

nga ai u vesha,

me flori i tëri!

 

1986

Botuar në Dita, 21 Maj 2017

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *