Në nëntor 1940, rreth 13 vjet përpara se të udhëhiqte revolucionin që do të rrëzonte Fulgencio Batistan, adoleshenti Fidel Kastro i shkruajti një letër presidentit të atëhershëm të SHBA, Franklin D. Roosevelt.
I kërkoi atij.. një kartëmonedhë 10-dollarëshe.
Pak kohë më vonë, ai mori një përgjigje standarte nga zyrtarët. Kërkesa e tij për para kish rënë në veshë të shurdhër, ashtu si dhe oferta e tij për të zbuluar vendndodhjen e minierave më të mëdha të hekurit në Kubë.
Letra e Kastros u zbulua në vitin 1977 në Arkivën Kombëtare të SHBA. Në të vërtetë, Kastro nuk ka qenë 12 vjeç kur e ka shkruar letrën, por 14.

Pjesë nga letra:
Santiago de Cuba
6 Nëntor 1940
Drejtuar: Z. Franklin Roosevelt, President i Shteteve të Bashkuara.
Shoku im i dashur Roosevelt, unë nuk di shumë anglisht, por di aq sa për të të shkruajtur ty.
Më pëlqen të dëgjoj radion, dhe jam shumë i lumtur, sepse në radio kam dëgjuar, se ti do të jesh president për një “periodo” të re.
Unë jam 12 vjeç. Jam një djalë i vogël, por unë mendoj shumë. Nëse mundesh, më jep një kartëmonedhë 10-dollarëshe të gjelbër amerikane, në letër, sepse asnjëherë, unë nuk kam parë një kartëmonedhë 10 dollarëshe të gjelbër amerikane dhe do të doja të kisha një nga ato.
Adresa ime është: Sr Fidel Castro Colegio de Dolores Santiago de Cuba Oriente Cuba
PS. Nëse do hekur për t’i ndërtuar lirë anijet e tua unë do të të tregoj minierat më të mëdha të hekurit në vend. Ato ndodhen në Mayari Oriente Cuba.
n.s. / dita

Interesante!
Ky ka qene spiun qekur ka lindur.
E kam pare kete leter te vendosur ne nje kornize te thjeshte ne mur dhe nje leter tjeter te dikujt qe ja dergoi $10 vite me vone dhe e kish mik
Letra u zbulua ne arkive po u be private…..