Një djalë nga Kina mori një grup kërcimtarësh për të bashkëpunuar teksa do t’i propozonte të dashurës së tij për martesë. Ndërkohë, vajza ishte shumë e emocionuar sa shpërtheu në lot kur pa skenën në Chengdu.
Megjithatë, kur ajo pa unazën u kthye majtas pasi diamanti ishte shumë i vogël nga sa e priste, shkruan “People’s Daily Online”. Sipas një shoqeje të vajzës që refuzoi propozimin, ajo së bashku me të dashurin kishin vendosur për një diamant më të madh.
“Kishim vendosur për një diamant më të madh se 1 karat. Pse ishte aq i vogël në unazë”, shprehet ajo.
Që kur fotot u shpërndanë në internet, vajza, e cila nuk është identifikuar, ka marrë komente qesharake. Shumë nga komentuesit shprehen se ajo nuk e meritonte një propozim të tillë.

Per nje cope diamanti
Nuk e ul nivelin
Mos ka pas te vogel
Ndoshta manivelin