Një punonjës ndërtimi ndërmori një akt ekstrem duke rrezikuar jetën e të dashurës dhe të veten në shenjë proteste kundër familjarëve të vajzës që refuzonin martesën e tyre.
Punonjësi 29-vjeçar mori peng me një hanxhar në dorë të dashurën e tij dhe e zhveshi atë në çatinë e një banese në provincën Sanya në Kinë. Dhjetra kalimtarë dhe banorë të zonës u bënë dëshmitarë të çmendurisë së tij.
Forca të shumta të policisë mbërritën në vendin e ngjarjes dhe nisën bisedimet me pengmarrësin e dashuruar. Por 29-vjeçari kërcënoi se do të vriste të dashurën e tij nëse familjarët e saj nuk i lejonin që të martohej me të.
Pas minutash të tëra bisedimesh, pengmarrësi pranon të zbresë nga çatia, por jo të lëshojë pengun e tij. Në këtë moment, dy policë ndërhyjnë duke e neutralizuar atë. I identifikuar me emrin Lin, ai u arrestua dhe u shoqërua në rajonin policor për t’u përballur me akuzat që rëndojnë ndaj tij, përfshirë këtu ajo e pengmarrjes, që i rrezikon vite të rëra burg, sipas kodit të ashpër penal të Kinës.
Ik bjeri sumes tani o sumo.
Shpresoj qe shume shpejt imazhin e fundit ta shohim edhe ne Tirane, ku protagonisti kryesor te jete Berisha 🙂