Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar për vrasje gjatë drejtimit të mjetit të tij. I riu shqiptar, me inicialet D.R, ka qenë shkaktari i një aksidenti tragjik në zonën e San Sisto-s, ku ka mbetur i vdekur një i moshuar italian.
Shqiptarit, i cili aktualisht është i shtruar në spital me fraktura, i është dhënë masa e arrestit me burg, sepse gjatë testeve të bëra, ai ia dalë me një sasi të lartë alkooli në gjak.
Aksidenti ka ndodhur në orën 6 të mëngjesit të ditës së sotme, ndërsa shqiptari në drejtim të mjetit të tij, “Fiat Bravo”, ka marrë përpara makinën e pensionistit. Nga aksidenti, të dyja makina janë shkatërruar tërësisht.