I dënuar me 12 vite burg, shqiptari arrestohet sapo shkel në Itali

Amelda Amelda

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi ishte shpallur në kërkim për rrëmbim e shfrytëzim prostitucioni.

Policia kufitare italiane ka vënë në pranga 50-vjeçarin sapo ka zbritur në aeroportin e Pizës, ndërsa po udhëtonte nga Tirana. Ai kthehej në Itali pas shumë kohësh që nuk kishte udhëtuar në këtë shtet, ndërsa më herët i ishte dhënë dënimi me 12 vite e gjysmë burg dhe një gjobë prej 17 mijë eurosh nga gjykata e Milanos, raportojnë mediat italiane.

Veprat penale për të cilat është dënuar shqiptari ishin të shumta, nga shoqërimi kriminal, rrëmbimi dhe shfrytëzim prostitucioni.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *