Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Lezhës, me qëllim për t’u ekstraduar drejt Italisë, ku është i dënuar me 22 vite burg.
38-vjeçari është identifikuar si shtetasi Artan (Festim) Abedini, banues në Malbardhë të Kurbinit.
Sipas policisë, ky shtetas është i dënuar me 22 vite burg nga Gjykata Italiane e Firences, për veprën penale “Trafik droge”.
s.a/dita
