Policia e Lezhës ka mundur të arrestoj dy vjet pas operacionit “Buon Giorno” një prej autorëve të shpallur në kërkim.
Algert Mikeli, 35 vjeç nga Mirdita është dënuar nga gjykata e Apelit e Shkodrës, për prodhim dhe shitje narkotikësh me 7 vite burg.
Në nëntor të 2015, në sajë të operacionit “Buon Giorno” u sekuestruan 15 kg kanabis sativa dhe u arrestuan dy persona.
Dy të tjerë, një prej të cilëve dhe 35-vjeçari u shpallën në kërkim.
