I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet dibrani i kërkuar nga Interpol

Leda Hysa

 

Një 24-vjeçar nga Dibra,  është dënuar me 6 vite burg nga Gjykata e Torinos në Itali për shfrytëzim prostitucioni.

Interpol Roma e kishte shpallur atë në kërkim ndërkombëtar, gjë e cila ka vënë në lëvizje Interpol Tiranën.

Arrestimi i tij është bërë në Maqellarë, Dibër, ku edhe banonte.

Njoftimi i Policisë:

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/ Itali

Sektori për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, si rezultat i një pune të mirëorganizuar, në njësinë Administrative Maqellarë, Dibër, kanë zhvilluar një operacion policor, ku është finalizuar me kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar :

Florjan Zeqja, 24 vjeç, banues në Maqellarë-Dibër.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Torinos/Itali, ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.

Ky shtetas është dënuar me 6 vjet burg. Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana, po kryen procedurat e nevojshme me qëllim e ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Po pse e arrestoni dibranet e kane zakon qe prostituojne brenda fisit, nga gruaja motrat e me rradhe eshte fis permidis me Mona baxhellen, nuk i ka hyre ne hak askujt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *