Arrestohet nga policia e Elbasanit, vëllai i ish- deputetit të PS-së dhe pronari i restorant Skampinit, në zonën e Kalasë së Elbasanit.
Edmond Stafa, është vëllai i ish-deputetit socialist Bukurosh Stafa për qarkun e Elbasanit në periudhën 2005- 2009.
Ai u arrestua mbrëmjen e të enjtes, nga policia lokale, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar.
Për të kishte një urdhër kërkimi nga Interpoli, për llogari të autoriteteve italiane.
Biznesmeni i njohur rezultonte i dënuar në Itali me 10 vite burg për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike në bashkëpunim dhe të organizatës kriminale.
Për të pritet të nisë një proces për ekstradimin në drejtim të Italisë, ku duhet të vuajë edhe dënimin e dhënë ndaj tij.

Sa per informacion : Te ky lokali ishte para 2 ditesh Edi Rama ne takim me grate e Elbasanit. Nuk besoj se ju si gazete mos ta dini kete fakt. Sikur te kishte qene ketu pardje Lul Basha do ta kishit nxjerre ne faqen e pare. Por Rama ju dhimset, duhen ruajtur “kuadrot”.