I dënuar për vjedhje me dhunë, esktradohet nga Athina 27-vjeçari

Leda Hysa

Policia Shqiptare në bashkëpunim me Interpol Athina ka bërë të mundur ekstradimin e 27-vjeçarti Leo Roçi, i cili ishte në listën e më të kërkuarve. Në një njoftim pwr mediat, Polcia bwn me dije se “Leo Roçi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Tiranë me datë 06.12.2017 e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet burg për veprat penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

NJOFTIMI I PLOTË

Falë bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Interpol Athina, ekstradohet nga Greqia një shtetas i dënuar me 7 vjet burg. U krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar :

Leo Roçi, 27 vjeç, banues në Peshkopi/Dibër.

Shtetasi Leo Roçi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Tiranë me datë 06.12.2017 e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet burg për veprat penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në datë 11.01.2015, shtetasi Leo Roçi në bashkëpunim me shtetas të tjerë kanë tentuar të vjedhin me dhunë banesën e shtetasit A.V.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *