I dha fund karrierës se mbushi… 106 vjeç!

DITA Online

 

Çiklisti francez Robert Marchand ka përfunduar karrierën e tij në moshën 106-vjeçare, bëri të ditur fqinji dhe shoku i tij i ngushtë.

Marchand, vitin e kaluar për një orë përshkoi  22,528 kilometra duke shënuar një rekord botëror për çiklistët më të moshuar se 105 vjet.

Ky rezultat tërhoqi një vëmendje të madhe te opinioni publik botëror, me të cilën ky ish-zjarrfikës dëshmoi se mosha e vjetër nuk është pengesë për rezultatet e rëndësishme sportive.

Para se të thyente rekordin botëror vitin e kaluar, ai tha se qëllimi i tij është t’u tregonte të tjerëve se edhe të moshuarit mund të merren me sport.

“Unë nuk jam këtu për të thyer ndonjë rekord. Unë e bëj këtë për të dëshmuar se edhe në moshën 105-vjeçare mund të ecet me biçikletë”, tha Marchand, mbi biçikletë që prej 90 vitesh.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *