I diktojnë fotografimin e votës, gris fletën dhe largohet

Gazeta Dita

Policia e Vlorës ka filluar procedimin penal dhe ka shpallur në kërkim policor shtetasin R.M, 54 vjeç, banues në qytetin bregdetar për fotografim të fletës së votimit.

Sipas bluve, kanë qenë anëtarët e Komisionit të Qëndrës së Votimit që e kanë konstauar dhe i gjendur të këtë situatë votuesi ka grisur fletën dhe është larguar.

“Më datë 25.06.2017, Policia e Vlorës ka filluar ndjekjen penale ndaj këtij shtetasi, pasi sot rreth orës 13:30 në ambientet e DVP Vlorë  është depozituar një kallëzim penal nga KZAZ Nr.82 Vlorë, mbi bazën e të cilit thuhet se ky shtetas ka fotografuar fletën e votimit dhe në momentin që ky veprim është konstatuar nga anëtaret e Komisionit të qendres se votimit Nr. 4495/1 (me vendndodhje në lagjen “Isa Boletini”) që i përket KZAZ Nr.82 Vlorë, ka dëmtuar (grisur) fletën e votimit dhe më pas është larguar nga kjo qender votimi”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë në ngarkim të shtetasit R.M., për veprat penale “Dëmtime me dashje të materialeve zgjedhore” dhe “Shkelja e fshehtësisë së votimit”.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *