I fejuari i Merushes: U pëlqyem që në fillim, s’do ketë fejesë të dytë për mua

Bledar Lumani

Viktor Muhametaj është ndoshta personi më i pikëlluar për krimin e rëndë që ndodhi dje në Fier.

Ai është i fejuari I Merushes, vajzës 17-vjeçari që u vra nga xhaxhai i vet.

Duke folur në një intervistë për “Shqip”, ai ka thënë se me Merushen është pëlqyer që në takimin e parë.

Ne u takuam për herë të parë pasditen e së dielës në banesën e fqinjit tonë, Kadriut, që në fakt ishte ai i cili kishte menduar se ne mund të lidhnim jetën me njëri-tjetrin.

Pasi qëndruam për pak kohë së bashku me nënën time dhe prindërit e Merushes na lanë që të bisedonim vetëm. Kemi qëndruar për rreth dy orë me njëri-tjetrin në privatësi dhe aty kemi biseduar për shumë gjëra.

Kuptova se ashtu si unë, edhe Merushja ishte e lumtur për atë që po ndodhte, dukej vërtet e gëzuar”, shprehet ai.

Ai thotë se Merushja bënte një jetë të vështirë dhe me plot vuajtje.

Biseduam për të kaluarën tonë, sesi kishte qenë jeta jonë dhe sesi donim që të ishte në të ardhmen. I thashë se pasi të bëhej fejesa, mund të vinte edhe ajo tek shtëpia jonë e ta shëtisja në vende të bukura.

Me sa më tha, ajo nuk kishte lëvizur. Kishte qëndruar gjithmonë në shtëpi e kishte punuar. Kur i thashë se do të shkonim së bashku me makinë në disa pika turistike, u gëzua shumë.

Kemi folur shpeshherë në telefon gjatë këtyre dy ditëve.

Mendoj se, edhe pse koha ishte mjaft e shkurtër, krijuam një ndjenjë të fortë për njëri-tjetrin. Dukej që ishte një vajzë e mirë dhe ishte mjaft e sinqertë e punëtore.

Por më erdhi keq për jetën e mundimshme që kishte bërë, dukej se kishte punuar shumë.

Kur po bisedonim i pashë duart që i kishte me kallo.

Dukej se kryente punë të rënda.

I thashë se që këtej e tutje nuk duhej më të punonte kështu.

Madje edhe kur kemi folur në telefon i thosha që të kujdesej më shumë për veten e të mos kryente më punë të rënda”, rrëfen ai.

Viktori thotë se tani nuk mund të ketë një fejesë të dytë për të.

Mendoj se nuk do të ketë më një fejesë të dytë për mua.

 Kam kaluar mjaft gjëra të rënda në jetë, por kjo ishte ajo më e rënda.

 Edhe pse kishim vetëm dy ditë që ishim njohur nga afër, mendoj se të dy ishim të gëzuar për këtë që kishte ndodhur”, e mbyll rrëfimin e tij 24-vjeçari./b.l

Share This Article
4 Comments
  • Keshtu ka qene shkruar o cun, mos harro kujtimin e saj dhe jeta vazhdon. Vajza me sa kuptoj nga rrefimi yt ishte nje skllave shume e mire, por skllavpronaret e familjes se saj ishin perbindesha, njerez KAFSHE prehistorike, qe duhen shkaur ne hell

  • Ja ky eshte fundi i shqiperis qe e nenshkruan demokratet me ne krye Kriminelin Berisha…..vajza R.I.P ….dhe djali nje fat te mbare.

  • Kjo esht pasoj e asaj varferie te dhimbshme ku disa rojn e disa kujtojn se rojn !Kjo tragjedi me ksi shperthime xhelozie injorance ku jeta esht vuajtja brenda atij rrethi aq te varfer interesash aq mikroskopike qe nuk durojn pjestaret e saj, si pun e ktij kafshes ,te humbin ndonje “privilegj”qe ju jep kjo gjendje mjerimi e te shohin viktimen te dal jasht saj, kalon cdo kufi arsyetimi e te mos gjesh pergjigje te thjeshta ! Kjo bish xheloze,vret 4 jerez te pafajshem gjynah qe i dha vet rug jetes sepse duhej te pervelohej ne zjarrin e “vepres” avash avash !!! Keqardhje e dhimbeshme per viktimat e ne vecanti per te voglen qe ndertoi endren e clirimit ,e “aratisjes” nga burgu i mjerimit ku donte ta mbante ky perbindesh !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *