“I fola për rrugaçët që erdhën para Ambasadës dhe heqjen e ligjit të luftës. Papulias më tha që…” Vitet ’80, kujtimet e ambasadorit shqiptar në Athinë

redaktor

 

Nga Xhevdet Shehu

Botuar në DITA

Në shkurt të këtij viti kemi njoftuar botimin e korpusit me katër vëllime të ish-ambasadorit të Shqipërisë në Athinë në vitet 1980, Ksenofon Nushi. Është një periudhë shumë interesante në historinë e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Në vijim po botojmë takimet e ambasadorit tonë me ish-zëvendësministrin e jashtëm grek të asaj kohe, Karolos Papulias, i cili më vonë do të bëhej ministër i Jashtëm dhe pas disa vitesh edhe President i Greqisë.

Po kështu me interes është dhe takimi i parë i ambasadorit tonë me Heroin e rezistencës greke gjatë Luftës së Dytë Botërore, Manolis Glezos (foto kryesore):

 

E enjte, 7 Tetor 1982

Në orën 12:00 më priti në Ministrinë e Punëve të Jashtme zëvendësministri, Papulias. Përpara se të shkoja në zyrën e tij, doli Mazaraqi dhe erdhi e më përshëndeti. Papulias u tregua i sjellshëm dhe më foli për kontributin e përbashkët që kanë dhënë të dy popujt tanë në luftën kundër armikut fashist.
Po me të njëjtat ndjenja iu përgjigja edhe unë.

Unë i fola për marrëdhëniet e mira që kemi arritur dhe për dëshirën tonë që ato të zhvillohen edhe më shumë në të gjitha fushat. Tha edhe Papulias disa fjalë dhe pastaj vazhdoi, se “do të takohemi përsëri për të diskutuar konkretisht”. Më pyeti për dërgimin e grupit diversionist në vendin tonë dhe se cilët ishin ata që e dërguan atë. Po të mos e bënte këtë pyetje, nuk do t’i kisha folur mbi ngjarjet e djeshme. Përgjigjen time e lidha pikërisht me ngjarjet e djeshme.

Papuliasi dëgjoi me vëmendje, nuk më ndërpreu dhe kur mbarova tha: “Më vjen mirë që ju jeni për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve…”.

Nushi dhe Papulias

RADIOGRAM MINISTRISË SË JASHTME URGJENT

Sot në drekë më priti zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Papulias. Ishte i pranishëm edhe drejtori politik, Mazaraqi. Bisedën Papuliasi e filloi duke shprehur kënaqësinë që takohemi dhe për më tepër që ai vetë është nga zona e Epirit. Kujtoi se kishte luftuar bashkë me partizanët shqiptarë në luftën e madhe kundër fashizmit.

Edhe unë iu përgjigja me të njëjtat fjalë, duke shprehur kënaqësinë për takimin dhe luftën tonë të përbashkët kundër fashizmit dhe vazhdova t’i flas për politikën tonë të fqinjësisë së mirë, të kënaqësisë që kemi për arritjet në shkëmbimet tregtare me Greqinë dhe për dëshirën tonë që këto të zhvillohen edhe më tej. I përmenda se kemi vite që kemi paraqitur disa projektmarrëveshje, siç është ajo për kufirin, për të cilën kanë filluar edhe bisedimet si dhe ato për bashkëpunimin në lidhjet rrugore, për Radio-Televizionin, Agjencitë e Lajmeve, për marrëdhëniet në fushën e kulturës etj.

Pasi më dëgjoi, Papulias vazhdoi duke thënë se edhe qeveria greke dëshiron të ketë marrëdhënie sa më të mira me Shqipërinë, pasi midis dy vendeve nuk ka probleme parimore, por ka disa probleme të varura dhe se për këto, ai vetë ka menduar, se në një takim tjetër do të diskutojmë si për propozimet tona ashtu edhe për ato të tyre. Edhe unë u shpreha dakord.

Më pas Papulias më pyeti për lajmin që u dha për asgjësimin e bandës së diversantëve të hedhur nga deti. Iu përgjigja, duke i thënë aq sa thuhet në komunikatën e Ministrisë tonë të Brendshme. Pyeti se kush e ka organizuar këtë bandë. Iu përgjigja reaksioni ndërkombëtar, i cili kërkon të krijojë vështirësi për pushtetin popullor në Shqipëri.

Më pas bisedën e kalova në provokacionet që u bënë dje para përfaqësisë tonë nga elementë armiq, të cilët janë kundër miqësisë midis dy vendeve dhe popujve tanë fqinjë, duke i përmendur se dje pasdreke u mblodhën disa dhjetëra vagabondë, aventurierë dhe rrugaçë para ambasadës tonë, midis të cilëve gjendeshin edhe tre priftërinj me Sebastianosin në krye si dhe katër të arratisur nga Shqipëria, të cilët e kishin fytyrën të mbuluar me maskë.

Ata hodhën parulla dhe thanë poshtërsia kundër vendit tim dhe udhëheqësve të mi. Ata ngritën zërin për të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri. Mund t’ju them, vazhdova, se minoritarët në Shqipëri gëzojnë të gjitha të drejtat, pasi ato u janë garantuar nga Kushtetuta e vendit tim. Shoku Enver Hoxha, kur vizitoi minoritetin grek në vitin 1978, bëri një deklaratë shumë të rëndësishme, të cilën ia përmenda. I thashë se këtë deklaratë ia përmenda edhe presidentit Karamanlis gjatë paraqitjes së letrave kredenciale.

Ndërhyri Mazaraqis dhe tha “Kështu është”. Në minoritet, vazhdova, ka shkolla në gjuhën greke në të gjitha fshatrat si dhe ka një shkollë pedagogjike në Gjirokastër, në të cilën përgatiten mësuesit për shkollat fillore. Në Greqi kemi disa studentë dhe gati gjysma e tyre janë minoritarë. Këto nuk bëhen se i kërkoni ju grekët, por këto i bën Partia jonë e Punës, se komunistët shqiptarë janë internacionalistë.

Ambasadorët tuaj e kanë vizituar vazhdimisht minoritetin. Po ashtu atë e kanë vizituar edhe personalitetet e larta greke, që kanë ardhur për vizitë në Shqipëri. Edhe ansamblet artistike greke kanë dhënë shfaqje në minoritet. Që të gjithë i kanë parë me sytë e tyre ato që ju them. Ata që këtu në Greqi flasin për një të ashtuquajtur Vorio Epir, ta dinë mirë se ky nuk ekziston dhe se në Shqipëri nuk ka asnjë pëllëmbë tokë të huaj.

Populli shqiptar nuk është trembur asnjëherë nga perandoritë, as nga superfuqitë, SHBA dhe Bashkimi Sovjetik, apo fuqitë e tjera imperialiste dhe nuk mund të trembet as nga dhespotët dhe miqtë e tyre. Midis dy vendeve tona vazhdon të jetë në fuqi ligji i gjendjes së luftës. Ne mendojmë, se ky ligj duhet të hiqet nga ana juaj.

Vazhdova t’i them Papuliasit, se megjithë këtë, qeveria shqiptare dëshiron që midis dy vendeve tona të zhvillohen marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe që këto marrëdhënie të zhvillohen edhe më tej, sidomos aty ku kemi interes reciprok.

Kur i fola për demonstratën përpara përfaqësisë tonë, i fola me qetësi. Nga ana e tij Papulias u përgjigj: “Edhe qeveria greke është për marrëdhënie të mira midis të dy vendeve tona dhe më pëlqen që edhe ju e theksuat këtu në mbyllje të bisedës tuaj. Ligjin e luftës ne do ta heqim. Ne jemi të kënaqur nga trajtimi që i bëhet minoritetit grek në Shqipëri. Ky minoritet do të jetë në të ardhmen një urë, që do të forcojë akoma më shumë miqësinë midis të dy vendeve. Siç ju thashë po ngarkoj Mazaraqisin të përgatisë dosjen me projektmarrëveshje të paraqitura nga të dy palët dhe do t’ju lajmëroj se kur do të bisedojmë përsëri”.

Për provokacionet para përfaqësisë tonë nuk tha asnjë fjalë. Biseda u zhvillua normale.

Nushi dhe Glezios

E hënë, 28 Nëntor 1983

Sot kemi pritjen. Mendja më shkon tek 28 Nëntori i vitit 1941. Kisha vetëm dy muaj që kisha ardhur nga Franca. Gogua na njofton të gjithëve se në orën 10:00 do të zhvillohej një demonstratë në rrugën e Durrësit, nga ku më pas pjesëmarrësit do të drejtoheshin për nga bashkia.

Shkova edhe unë dhe si për herë të parë që e kisha u gjenda në radhën e dytë. Erdhën italianët dhe filluan të na godasin. Demonstruesit u kundërpërgjigjën duke i goditur me grushte. Erdhi një ushtar italian dhe tek unë. I dhashë një grusht dhe e godita me disa shkelma të mira, pastaj ika duke kapërcyer mbi kangjellat dhe u futa në barangën e vunjotësit Nidhe Koço. Nga aty kalova në kafe Kursal dhe më pas shkova në barangën tonë buzë Lanës, ku banonim pas kthimit nga Franca.

Nga ajo kohë kanë kaluar dyzet e dy 28 Nëntorë në luftë në Shqipëri dhe në përfaqësitë diplomatike. Kjo datë gjithnjë pas çlirimit është shoqëruar edhe me 29 Nëntorin, ditën e çlirimit një herë e përgjithmonë të Shqipërisë nga zgjedha e të huajve. Kjo është meritë e madhe e Partisë, e cila ka patur gjithnjë në krye shokun Enver Hoxha.

Pritja në ambasadë kaloi shumë mirë. Autoritete të larta nuk erdhën, me përjashtim të zëvendësministrit për Diasporën greke, Fotilios, nëna e të cilit është nga fshati Dhrovrjan i Sarandës. Erdhi Marko Vafiadhi, për të cilin, në librin “Me Stalinin”, shoku Enver ka shkruar se, gjatë luftës civile në Greqi, Vafiadhi ka qenë një nga luftëtarët më trima të Ushtrisë Demokratike.

Në pritje erdhi edhe heroi legjendar i popullit grek, Manolis Glezos, i cili, gjithashtu, shprehu admirimin dhe respektin për figurën e Enver Hoxhës. Ndërsa Andon Samaraqis, i cili vetëm dy ditë më parë është kthyer nga vizita që bëri në Shqipëri, më tha “është një nga udhëtimet më të bukura, që kam bërë në jetën time”.

Në darkë dhamë një pritje të veçantë për shqiptarët, që banojnë në Greqi. Pritja doli mirë, ndonëse në orën e fillimit të saj binte një shi shumë i madh. Erdhi një pjesë e mirë e patriotëve. Me kërkesën e të pranishmëve sot u vendos një praktikë e re, nga pritja iu dërgua një telegram urimi udhëheqjes shqiptare.

RADIOGRAM MINISTRISË SË JASHTME URGJENT

Sot në drekë dhamë pritjen. Pjesëmarrja ishte e gjerë. Personalitete nuk pati, me përjashtim të zëvendësministrit për Diasporën, Fotilis. Ky, pasi më uroi për festat, më tha se do t’ju thërras për së shpejti për të biseduar për disa çështje. Kur erdhi në pritje Micopullos, më pyeti në kishte ardhur më parë ministri i Financave, Potaqis, se ai ishte caktuar nga protokolli për të ardhur në këtë pritje. Ai nuk erdhi.

Erdhi edhe Marko Vafiadhis, të cilit para një muaji i kisha dërguar librin “Me Stalinin“ të shokut Enver, nëpërmjet Vaso Gjeorgjiut. Pikërisht ishte ky i fundit, që solli Markon në pritje, i cili pasi u prezantuam më tha: Kam respektin më të madh për popullin shqiptar dhe udhëheqësin e tij Enver Hoxha. Partia Komuniste Shqiptare dhe gjithë populli shqiptar kanë qenë gjithnjë pranë popullit grek dhe megjithëse populli shqiptar ishte në kondita ekonomike shumë të vështira, ai i dha një ndihmë të pakursyer popullit mik grek, kur ky luftonte për të drejtat e tij, ndihmë e cila ishte shumë më e madhe se ajo e vendeve të tjera. Ripërsëris respektin tonë për këtë ndihmë kaq të madhe, që na keni dhënë. E falënderova për fjalët që tha.

Gjithashtu, kishim ftuar edhe heroin e Greqisë, Manolis Glezos, i cili është edhe anëtar i shoqatës së miqësisë Greqi – Shqipëri. Pasi u prezantuam më pyeti për shëndetin e shokut Enver, dhe më tha: “Ju lutem, transmetojini shokut Enver Hoxha gjithë respektin tim dhe dëshiroj të jetë gjithnjë mirë e jetë të gjatë për të mirën e popullit shqiptar. Shokun Enver e kam takuar në Moskë në vitin 1957 dhe më ka dhënë një intervistë për gazetën “Avgji“.

E falënderova për fjalët e tij.
Në pritje kishin ardhur, gjithashtu, kryetari i partisë EDIK, Zigidis, ish-zëvendësministrat e qeverisë së Demokracisë së Re, Zaimis dhe Rendis, përfaqësues të bashkisë së Athinës, drejtori i protokollit të Ministrisë së Jashtme dhe disa funksionarë të tjerë të po kësaj ministrie. Në krahasim me vitin e kaluar, pjesëmarrja e personaliteteve zyrtare kishte rënie, ndërsa ajo e dashamirësve ishte në një nivel më të lartë.

 

—–

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Share This Article
8 Comments
  • Pordhe me rigone, ne nje vrime i biet fyellit prej shume kohesh….nuk ka zgjidhje me kete gjiton hale, se jane ata qe nuk duan zgjidhje……e vetmja zgjidhje eshte prosperiteti ekonomik dhe nje hu ne bithe gjitonit qelbesire

  • Cfare lidhje ke ty me emer Safi Greke Kseno-Fone me Hamzate,Qemalet,Naimet,Samite,Abdullahet (Abdyl “shqip”),Mahmutet (Mehmet “shqip”)!
    Me keta qe luftuan per Turqine dhe kunder (contra) popullit Greke epirote dhe te ashtuquajtureve arvanitas?
    Sa per Skoliot Greke o “Shqiptare” Ksenofon Enveri i mbylli neper qytete dhe vetem atje ku ishin 100% Greke.
    Kur dihet qe nga koha e majmunit deri ne fund te sekullit (sentury) te 19te kishte vetem Skolio Greke dhe Turke.
    Sa per gluhen (Glosan) “skipetare” qe i thone popullit italisht nga popola
    shtetit nag state
    ambasadorit nga ambasadore
    Republikes nga Repoblica
    familjes nag family
    mikut nga amico,armik
    priftit nga Priest
    Aktivist nga Activ
    Flamurit nga Fllug anglisht
    mengjesit nga Morning
    Darkes nga Dark anglisht
    Erresires nga Erevus Greq
    Nates nga Note ital
    Dites nda Day angl,Drite,Dritare etj.
    Shtepise nga Spiti,Hospitale.
    Shpelles nga Spila Greq e shkruar nga Omiros (Homeri) ne Iliadhe.
    Shpates nga Spathi Greqisht.
    i shkurter nag short angl
    larte nga alto apo large nga Large.
    Shenjes nga Sign
    Viktimes nga Victim
    Motres nga Mother
    Bukur nga Buatiful
    ruges nga road
    mushkonjes nga moskito angl
    adreses nga adress
    semure nga semundje,sickness angl
    fallco nga fals
    paguaj nga pager,pay
    preferoj nga preferred
    vdekje nga deth
    varros nga Barry
    shes nga sell
    blej nga buy
    rekord nga record
    drejt nga straight
    urdher,urdheroj nga order angl
    ofroj nga offers angl
    leter nga letter
    vend nga land angl
    detaje nga details angl
    aprovoj nga approve
    inspektoj nga ispection
    kendoj nga Kantare ital
    ha nga hanger angl i urritur
    vleresoj nag value
    ofroj nga offer
    interesoj nga interes
    Bese nga Vasi Greq,base,basement.
    inpektoj nga inspect
    operim nga operation
    spejt,shpejtoj nga speed angl
    syri nga see you.
    hape deren nga open the door
    shkolle nga skolio Greq Askolume,merrem me dicka.
    zone nga zone angl
    regjistroj nga registered.
    kompletoj nga complete angl.
    ligj nga Low angl
    rezultoj nga result
    front nga fronte ital.
    forte nga forca ital
    kontatoj nga contact angl
    imaginoj nga images,imagine
    ender,Enderoj nga Oniro Greq,
    Agim nga Avgi greq.
    infektohem nga inffect angl
    paqe nga pace ital
    nevoje nga need angl
    diskutoj nga discass
    sektore nga section
    prodhoje nga product
    sigurim nga sequrity
    servil nga servis
    spiun nga spy
    tradhetare nga traitor
    adhuroj,dashuroj nga adore
    avokat nga avocado
    debitore nga dept angl
    origine nga origine,
    origjinal nga original angl
    kontaktoj nga contact
    komunikoj nga communication
    infrormoj nga informe
    forme nga forme
    diference nga different
    e virgjer nga Virgin
    Shenjte nga santa
    publik nga public
    abuzoj nga abuse
    private nga private
    sektore nga section
    kompletoj nga complete
    beteje nga battaglia ital
    tip nga type angl
    Cika e Malesise nga Cikas Spnjisht Vajze.
    Uje nga Uros greq,Urolloge
    Plake,Placke nga Placiko greq e vjeter,palo.
    Natyre nga Natura
    Qitet nga Cita ital kurse Ilyret si Megas Kostantinos i thonin Polis dhe Kostantinopolis Qytet ne Nder te Tij.
    Ja perse (Perke ital) Arnautet qe u turqizuan nuk kane lidhje Identiteti me Ilyret qe ishin pjese e civilizimit Helene.
    pak nga poco italisht
    shume nga mucho,much anglisht
    real nag really.
    fitore nga Viktore.
    invalide nga valide
    korrekt nga correct
    nivel nga level
    I ri nga Re-view ri shikoj.
    Evolucion nga Evolution,Revolution.
    linje nga line
    Veri nga Vora Greq
    Jug eshte (este) sllavisht Jugo-Sllavia Sllavet e Jugut.
    Anadoll nga Anatoli greq Lindje
    etj,e te tjera,ecetera

  • more mire por ama dhe sot gatitu para grekut si para mesuesit duke dhene llogari per pseudominoritetin grek nderkohe qe nuk pipetihet per shqipot matane kufirit… camet, arvanitasit… vetem per emigrantet post90… mban ere kjo pune

    • Nuk lejohet, është kusht për integrim urupian, hidhi poshtë të parët e tu,
      hidh poshtë vëllezërit e tu që.shkuan pas 90, hidh poshtë veten tënde, duke falur detin,

      pastaj merr edhe një hu me majë dhe futja vetes.

      Vetëm i vdekur integrohesh

  • Per cfare “Ilyresh” e ka fjalne Marin Mema dhe company zoti me comentin Tahipi kur historianet e Lashte Greke,Romake dhe modern perendimore e kane documentuar Kostantinopolin si Ilyre ne Nder te Perandorit Megas Kostantinos i biri Grekes Elenit dhe Kostantinos Xloros (i bute shqip).
    Per Perandorin Iustinianos qe ndertoi Agia Sofian ne 532A.D te kthyer ne Xhami nga “Sulltani Erdogan” gje qe tregon se Ilyret flisnin nje Glosa (Gluhe) tjeter (ecetera) qe i thonin Agi Saranda,Agi Sofia,Agios Vasilis ne Bregdet dhe jo Shen-Gjini latinisht nga Saint.
    Ty o Idiot me comentin Tahipi mund te considerosh (consider angl) se toka eshte katrore apo drejt kendeshe.
    Eshte e “drejta” staight tende.
    Vazhdo hidhi uje (Uros,Urollogos) fucise me vrima se si Tarja fo katandisesh.
    Germo Skip-Tare germo se Greqisht do te gjesh.
    Se qenin e ngordhur do te gjesh.
    Kudo Greqisht d.m.th Ilyrisht do gjesh ne Arnautistane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *