“I forti” i ‘Myslym Shyrit’ u informua se po përgjohej

Dita

Sapo kishte marrë këtë informacionin se po përgjohej,Gjergj Cukali,mbylli telefonin dhe përdori një numër tjetër. Ai kontaktoi me shtetasin Artur Tarja, të cilit i kërkoi që të shkonte tek kryqëzimi i ’21 Dhjetorit’ për të takuar një person që bënte çelësat.

Tarja është takuar me një person të paidentifikuar, i cili e informoi se Cukali dhe banda e drejtuar prej tij ishin nën mbikëqyrje të plotë .

Shtetasi Artur Tarja i thotë Gjergj Cukalit që të mos flasë me askënd dhe për 10 ditë të qëndrojë i izoluar e të mos dalë në rrugë, shkruan gazeta ‘Shqiptarja.com’. Biseda mes tyre konfirmon faktin që ata ishin vënë në dijeni se po vëzhgoheshin nga policia, raporton Panorama.

Në këtë moment, policia dhe prokurorët i druheshin faktit se ndoshta Gjergj Cukali mund të tentonte arratisjen, dhe në këtë mënyrë kanë ndërhyrë duke bërë arrestimin e tij dhe të bandës që drejtonte.

Banda e Cukalit shpërdante doza kokaine në zonën e ish­Bllokut dhe lokale e vende të tjera të njohura në Tiranë.

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *