Një 41-vjecar është ndalur nga policia Italiane, pasi ka sulmuar me shkelma dhe grushte policët të cilët e kishin ndaluar për inspektim. Ngjarja ka ndodhur në Via Bovio, dhe në pranga ka rënë shqiptari me inicialet Z. M., 41-vjeç, i cili prej kohësh qëndronte në Itali dhe ishte i pastrehë.
Policët kishin dalë në rrugë për një kontroll dhe në momentin që ata e kanë thirrur ai i ka kundërshtuar, duke u përpjekur për t’i mashtruar duke bërtitur. Në këtë pikë, policia i ka kërkuar dokumente personale, dhe pas kësaj kërkese shqiptari ka sulmuar njërin prej agjentëve.
Por pas një përleshje efektivët kanë mundur që ta ndalojnë atë. Ndaj tij rëndojn akuza, për dhunë ndaj agjenteve për shkak të detyrës.
Ndersa mesohet se njëri pre efektiveve eshte lenduar gjate perleshjes dhe eshte dërguar për të marrë ndihmë dhe në spital.
Por nga ana tjeter mësohet se këto veprime 41-vjecari i ka bërë dhe nën efektin e alkoolit. Ndërsa me nesër pritet të merret dhe vendimi për të.

Ngjarja ka ndodhur në Via Bovio…te RROGOZHINES ku ishte rastesisht nje gazetar i gazetes DITA…!
Ha!Ha!Ha!
Po cfare i “forte” ore, nje koqe kandari pa strehe dhe i droguar.