Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: I ftohti, 250 urgjenca çdo ditë në urgjencën e pediatrisë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > I ftohti, 250 urgjenca çdo ditë në urgjencën e pediatrisë
AktualitetShendetesi

I ftohti, 250 urgjenca çdo ditë në urgjencën e pediatrisë

anazapta
Published January 7, 2013
Share
SHARE

 

I ftohti i ditëve të fundit ka shtuar ndjeshëm numrin e fëmijëve që janë përballur me komplikacione shëndetësore të shkaktuara nga virozat dhe gjendjet gripale. Vetëm në pediatrinë e QSUT-së, paraqiten çdo ditë për ndihmë 250 pacientë të vegjël. Paraqitja e  shumë fëmijëve në gjendje të rënduar është shoqëruar edhe me rritjen e numrit të shtrimeve. Çdo ditë raportohet që 12 fëmijë shtrohen në spital, ndërsa në pavijonin e Pediatrisë Infektive nuk ka më shtretër të lirë.  “Numri i paraqitjeve, jo i shtrimeve, ka qenë i madh këto ditë, deri në 250 fëmijë të paraqitur në ambulancë. Një pjesë e fëmijëve janë shtruar në spital për shkak të zgjatjes së temperaturës, për shkak të komplikacioneve që mund të kenë pasur. Për momentin pothuajse nuk kemi shtretër bosh. Njerëzit e kanë lënë pak pas dore vizitën në kohë dhe ndofta ky numër ka rrjedhur dhe për shkak të kësaj situate”, shprehet mjekja infeksioniste në Pediatri, Rajda Petrela.  Mjekët këshillojnë që prindërit të tregohen të kujdesshëm dhe t’u krijojnë kushte higjeno-sanitare fëmijëve për ti mbajtur larg mikrobeve. Krahas infeksioneve virale mjekja shton se janë shfaqur edhe  raste të dizanterisë, e shkaktuar nga mungesa e kushteve të higjienës apo kequshqyerjes. Ndaj këshillohet që të tregohet kujdes maksimal ndaj këtyre faktorëve.  “Pavarësisht që është dimër, ne kemi pasur goxha inderite në këtë periudhë, që lidhen dhe me intoksikacionet akute që mund të kenë pasur fëmijët në këtë periudhë dhe nga një mbiushqyerje e pa vend ose ndonjë pakujdesje e nënave që kanë të bëjnë me mospastërtinë e duarve dhe mënyrën e marrjes së mikrobeve”, shton mjekia Petrela. Mjekia shprehet se  vaksina antigrip nuk ka më efekt ndaj nuk këshillohet më aplikimi i saj gjatë kësaj periudhe.

anazapta January 7, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?