I ftohti dhe bora mbërthejnë vendin, bllokohen komunat në veri

anazapta

Shqipëria është mbërthyer nga i ftohti polar, ndërsa pjesa e madhe komunave të veriut mbeten në pushtetin e dëborës dhe akullit. Temperaturat disa gradë nën zero kanë vështirësuar qarkullimin edhe në rrugët e pabllokuara nga bora, për shkak të shtresave të akullit. Situata më e vështirë paraqitet në katër qarqet e veriut, ku komunat e Kukësit, Dibrës, Lezhës dhe Shkodrës e kanë shumë të vështirë ose të pamundur të lidhen me qendrat e rretheve.

Ja situata në zonat më problematike:

Dibër
60 % e komunave të qarkut janë të bllokuara nga dëbora. Vështirësitë më të mëdha paraqiten  në komunat Lurë, Kala e Dodës, Selishtë

Kukës
Vazhdojnë të jenë të bllokuara të gjitha rrugët që lidhin komunat me qytetet Kukës dhe Bajram Curri. Ndërkohë situata në akset nacionale paraqitet e tillë:

Aksi Kukës-Krumë, Morinë-Tunel i Kalimashit me zinxhirë
Janë të pakalueshme akse Kukës – Peshkopi, Kukës – Qafë Shllak – Qafë Mali, Krumë – Bajram Curri, Bajram Curri – Qafë Mali dhe Bajram Curri – Valbonë

Pukë
Komunat janë të bllokuara, ndërsa në akset nacionale lëvizet vetëm me zinxhirë
Korçë
Janë të bllokuara komunat Velçan,Trebinjë, Dardhas

Të gjitha akset nacionale janë të kalueshme me zinxhirë
Akset Korçë-Qafë Thanë, Korçë-Leskovik të kalueshme me zinxhirë
Aksi Korçë-Voskopojë dhe aksi Korçë-Kapshticë me zinxhirë
Aksi Korçë-Dardhë i bllokuar

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *