I ftohti ekstrem në SHBA në FOTO

Leda Hysa

Amerika vazhdon të jetë e pushtuar nga një i ftohtë ekstrem, i shkaktuar nga ajo që quhet “vorbulla polare”, që ka marrë deri tani 12 jetë njerëzish dhe e ka ulur temperaturën në nivele rekord.

Foto të dërguara nga njerëzit tregojnë më nga afër se sa ekstrem është i ftohti. Në disa raste, akulli ka hyrë edhe brenda në shtëpi, nëpërmjet prizave e dyerve të korridoreve. Diku tjetër ka thyer xhamat e dritareve.

Thuhet se ky mot ekstrem ndodh një herë në një brez, dhe shumica e atyre që po e përjetojnë sot nuk mbajnë mend një të ftohtë të tillë. Situata pritet të vazhdojë për disa ditë.

  

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Te gjithe ato banesa ku paraqiten ngrirje ne Wc,lavaman,priza etj etj.Tregon bindshem se ne ato shtepia nuk paskeshin ngrohje.As me gaz,Mazut dhe elektrik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *