Vendi ynë do të vijojë edhe ditën e sotme uljen e ndjeshme të temperaturave, ndërsa do të karakteriziohet nga një mot me kthjellime.
Sipas MeteoAlb, masat ajrore me origjinë polare do të diktojnë orët e para të ditës mot të kthjellët, por ekstremisht të ftohtë në të gjithë vendin tonë.
Parashikohet që pasditja dhe kryesisht mbrëmja të shtojë vranësirat në jug-juglindje por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të jenë negative gjatë gjithë 24-orëshit në zonat lindore.
Temperaturat e ajrit ulen sërish në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga –12°C deri në 8°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi jugor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 3-4 Ballë.
j.l./ dita
