I “Ftuar Nderi” në Kolegjin e NATO-s, Meta: Shqipëria mbështet zgjerimin e Aleancës

DITA Online

Në kuadër të 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi një vizitë si i “Ftuar i Nderi” në Kolegjin e Mbrojtjes së NATO-s, në Romë.

Meta mbajti fjalën përpara një audience të veçantë me ekspertë të shquar të mbrojtjes, të sigurisë dhe përfaqësues ushtarakë të vendeve anëtare të NATO-s në Romë.

Ndër të tjera ai theksoi se Shqipëria është e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë që i kërkohen për t’i shërbyer paqes, stabilitetit dhe sigurisë së rajonit tonë.

Shqipëria është e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë që i kërkohen, veçanërisht në përmbushjen e rolit të saj të pazëvendësueshëm si faktor stabiliteti në rajon, si promotore e palodhur e bashkëpunimit dhe integrimit rajonal, si mbështetëse e vendosur e politikës së ‘Dyerve të Hapura’ të NATO-s dhe si partnere strategjike e Aleancës përmes një politike të jashtme koherente dhe të besueshme“, tha Meta.

Më tej Meta shtoi se Shqipëria mbështet zgjerimin e Aleancës së NATO-s me vendet e tjera të rajoni.

v.l/ Dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *