SMS në DITA
Në 0689073730
E nderuara Dita. More, po si del në media ky zoti Pollo e flet për mësuesit dhe arsimin? Z.Pollo do mbahet mend në histori si ministri që shkatërroi arsimin shqiptar me reformat që mori në 8 vitet e qeverisjes PD-ja. A i kujtohet z.Pollo reforma e vitit 2007 ku flaku në rrugë qindra mësues profesionist me mbi 25 vjet pune e i zëvendësoi me militant e mësues amator, që nuk kishin lidhje fare me arsimin, vetëm se kishin një diplomë të blerë me korrespodencë e pa shkuar fare në auditore?
Në moshë mbi 40 vjeç i bëri mësues, të cilët vazhdojnë edhe sot vetëm se kanë teserën e PD-së. Apo me maturën shtetërore që shqeu dyert me studentë që nuk dinë të shkruajnë e sot i ka bërë mësues? Rezultatet e qeverisjes së PD-së dihen, i nxori shumë qartë B.Botërore, 57 % analfabet funksional. Për të ndryshuar gjendjen, Ministria e Arsimit duhet të studiojë dosjet profesionale të çdo mësuesi në gjithë rrethet e vendit. Ju lutem botojeni. K.N.
