“I futi një xhiro, bëri ca gallatë e iku, pallati thërrmohet me kaçavidë”

J L

Qyteti i Shijakut vijon të ngjajë me një zone lufte, me një pjesë të mirë të banorëve që vijojnë të qëndrojnë në qiell të hapur.

Banesat e tyre janë shkatërruar nga tërmeti, ndërsa gjatë një interviste për “Fax News” ata shprehen të shqetësuar pasi akoma nuk kanë marrë zgjidhje në lidhje me problemin e tyre.

Ata nuk kanë ende një version zyrtar lidhur me fatin e banesave të tyre, çka ua shton edhe pasigurinë.

Për më tepër, banorët akuzojnë për neglizhencë edhe kryeministrin Edi Rama, i cili sipas tyre vizitoi Shijakun sa për xhiro dhe pas disa batutave u largua sërish.

“I futi një xhiro kryeministri bëri ca gallatë! Më thotë mua gjej gru. Shtëpia më thonë një është e banueshme një është e pabanueshme. Kam që kur ka rënë tërmeti ha bukë me lekët e mia, sepse unë nuk kam makinë për të shkuar që t’i marr. Banorët e tjerë kanë ikur tek miqtë e vet. Ku të bëhet mbledhja unë kam një muaj që rri në këtë pallat të shkatërruar.

Unë me fëmijët e mi nuk futem dot këtu. Pallati ka ikur me një krah. Na thanë është me rrezikshmëri të lartë. Të paktën të na japin zgjidhje o të rrimë o të ikim. Këtu kanë ikur të gjithë, kolonat kanë dalë të gjitha. Thërrmohet me një kaçavidë! Ja e shikon”, shprehet banori.

j.l./ dita

Share This Article
7 Comments
  • Ju jeni armiqtë numer 1 te shtetit dhe vetem keni punuar per rrënimin e tij,
    tani kërkoni tju ndihmoi shteti.Te pakten tregohuni koherentë.

    • Dhe viktime, dhe armik i shtetit.
      Te pakten cojeni ne burg me gjithe femije, se atje mbase nuk u bie tavani mbi koke.
      Keta e rrenuan shtetin me themel, po themelet e Surrelit nuk u tunden.
      Tani, keshtu si per kulture qe ta di.,cfare i beri shtetit ky mavria me boje qe ka ngelur jashte ne pallat te rrezuar?

  • që ky dobiçi ka një muaj që po bën gallatë,po tall hajdart me miletin!?
    nuk kam nevoj ta lexoj këtu!!
    shikoj ERTV,dhe më pëlqen kur ai diskuton me braçen që fshihet pas gardheve dhe ky e quan ANALISTI!!
    ajo që më bën përshtypje është kjo thënje e këtij të intervistuari”Kam që kur ka rënë tërmeti ha bukë me lekët e mia”!!
    më lind pyetja:përse nga paratë e kujt duhet të hash,mor qënje e gjallë??ndihmat janë për ata që nuk kanë para,që nuk kanë mundësi të mbahen me paratë e tyre,e jo për ata që kanë para dhe o burra të hamë qyl!!
    me të vëtetë që kemi një mendim prej dementi si popull!!
    “meqënëse ndodhi tërmeti,të hamë të gjithë falas?”kush ka para të mbajë veten!!
    kush ka ndërtuar keq me dashje,pra nuk ka zbatuar rregullat me qëllim përfitimi,që e ka ditur se po ndërton jashtë rregullave,nuk ka nevojë të kërkojë “ti rindërtohet shtëpija”!!
    nuk mund të shkohet tërë jetën “mutin e bëj unë dhe të ma pastrojë shteti se e ka për detyrë”!!

    • Ceno, ky tipi mbase ka te drejte. Qeveria mund te kete akorduar fond per te gjithe te prekurit nga termeti, dhe me ligj mund ti takoje.
      Mund te kene marre te gjithe dhe ky nuk ka marre. Nuk eshte e drejte.
      Nga ana tjeter me ato leke qe ka punuar do perballoje ushqimin, por nuk shkon dot me ne pune, qe do te thote qe ne nje te ardhme te afert nuk do kete leke as per buke. Jo me te mendohet te rinovoje shtepine, apo te marre ndonje tjeter me qera.

      • mirel
        nuk ka aspak të drejtë!!
        nëse ka para ti harxhojë dhe pastaj të shkojë e të kërkojë bukë si ata që nuk kanë!!
        nuk mund të kërkosh të hash bukë falas duke patur miliona në xhep,vetëm e vetëm se shteti ka rezerva!!
        për atë punë janë dhe rezervat e familjes!!nuk ka vetëm katastrofa shtetrore por dhe katastrofa familiare o private prandaj mban njeriu dy lek mënjanë!!
        prandaj duhet të jemi pak më të qartë se qeveria,por nuk është kështu!!mut ne e mut ata që zgjedhim!
        nuk shikojmë dy dit në të ardhme!!kujtojmë se gjithçka do të jetë si sot!!
        pak a shumë kafshë e nivelit të ulët!!ke kafshë që mbledhin rezerva për dimër!!

  • Rama o te gjore ka vetem nje hall .
    TE SHPETOJE VETEM CIRAKUN E TIJ VANGJUSH DAKON NGA BURGU .
    Se per ju o shijakas te mjere , Rama se rrun fare trapin . Mefalni per fjalorin .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *