Nga ekografia në një skulpturë tredimensionale. Tani bebes që nuk ka ardhur ende në jetë mund t’i bëni fare lehtë një portret 3D dhe ta mbani kudo me vete.
Kjo shpikje e dobishme sidomos për ata që mezi presin të bëhen baballarë është bërë nga japonezi Tomohiro Kinoshita. Falë tij, tashmë të gjithë prindërit dhe të afërmit e bebes që pritet të lindë mund ta prekin sa herë të duan atë, pa pasur nevojën për t’i kërkuar leje mamasë.
Shpikja në fjalë, pavarësisht se është një evolucion nga këndvështrimi teknologjik, nuk është pëlqyer nga të gjithë prindërit.
