“I gjalli” nuk gjen emrin, “i ndjeri” figuron sërish në listën e votimit

J L

Ndonëse në nisje të procesit të votimeve në Kosovë, incidentet nuk kanë munguar.

Një qytetar kosovar është ankuar se nuk e ka gjetur emrin e tij në listën e votimeve, ndërsa shton se dyshon se e kanë ndërruar emrin e tij  me një person të vdekur.

Sikurse raportojnë mediat kosovare qytetari që kishte për të votuar në Fakultetin e Filologjisë ka thënë se nuk e gjeti emrin e tij, e për këtë sot nuk do të mund të votojë.

E kundërta ndodh me nënën e tij, e cila do të votojë sepse e ka gjetu emrin në listë.

“Për këtë duhet ta pyesni KQZ, nuk e gjetëm emrin në listë, na kanë ndërruar vendvotimet se nuk e di ku votoj, duhet me shku drejtpërdrejtë në punë, se e hupi në punë, mu më kanë hequr prej liste e kanë vendosur një të vdekur.

Nënën e gjetëm në listë, por mua më kanë ndrruar me një të vdekur”, është shprehur qytetari.

Ndërkohë, një i moshuar nga Prishtina ka raportuar një parregullsi para kamerës të T7. Derisa ka dalë nga qendra e votimit në Sallën 1 tetori, ka rrëfyer i prekur se ka gjetur emrin e djalit të ndjerë në listën e votuesve.

“Djali ka vdekur me 22 tetor 2017. Kjo nuk është në rregull, jam prekur shumë. Sa herë i kam lajmëruar të gjithë se djali im nuk jeton më”, ka rrëfyer plaku për T7.

Ai ka apeluar që të mos luhet me ndjenjat e të gjallëve.

“Sa herë po vij të votoj po vij me idenë se emri i djalit të ndjerë do të largohet, por jo”, ka shtuar ai.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Me se normale:
    Amerika i beri shtet dhe Perendimi vazhdon ti ndihmoje ne gjithcka.
    Dhe duke qene keshtu,´´udheheqsit´´,qe nuk i jane ndare kurre karriges,e kane trajtuar Kosoven si ciflik te vetin,duke u kacafytyr keq me njeri tjetrin,per te rrembyer pjesen e luanit.
    Dhe si rezultat i kesaj kacafytje tribale,nga shtate zgjedhje te bera ne Kosove, asnjera nuk e ka mbaruar mandatin.
    Deviza e tyre e qarte:
    Vazhdojme te hame Kosoven,qe na e ka dhuruar kauri,dhe vec i falemi interesit te bythes tone,e cila dhe na drejton.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *