Kryeministri Edi Rama ka postuar 36 foto nga gjendja e permbytjeve ne te gjithe vendin teksa thote se jemi ne nje situate te jashtezakonshme.
POSTIMI I PLOTE:
Siç e paralajmëruam jemi në situatë të jashtëzakonshme nga rreshjet e dendura dhe papushim të dy ditëve të fundit. Kjo situatë po përballohet me angazhimin maksimal të të gjithë strukturave shtetërore, të cilat ishin në gatishmëri të plotë dhe prej mbrëmjes së djeshme janë në krye të detyrës duke ndihmuar qytetarët e familjet e prekura.
Gjatë natës janë shpëtuar nga përmbytjet dhe akomoduar në kushte të sigurta 315 persona. Gjatë ditës së sotme pritet rëndim i gjendjes, veçanërisht në pjesën jugore të vendit. Janë marre masa për menaxhimin e situatës në basenet e lumenjve Vjosë, Shkumbin dhe Seman ku priten edhe prurje të shtuara.
I gjithë shteti është në këmbë dhe do të jetë pranë jush, ditë e natë për të përballuar situatën e për të garantuar sigurinë e jetës deri në normalizimin e plotë të situatës.
Lutem bashkëpunim me Forcat e Armatosura, strukturat e emergjencave civile, bashkitë e prefekturat, në përpjekjet e tyre për sigurinë e jetës suaj në radhë të parë.























keto menxyra kombetare
jane kthyer ne feste per
Lul Bash-serbin me loket dhe Paloket e tij.
.
ne menxyren e gerdecit edi rama mbeshteti berishen
edhe pse ai ishte krimineli gerdecit
lul bash monstra i salugatit
JU LUMTË ,KJO ËSHTË QEVERI ,KUR ZGJIDHM HALLET E POPULLIT.
Shkurt,Premci ,shefi i emergjencave civile,njofton se sonte eshte situata me alarmante deri me sot.Nderkohe ministri bujqesise Peleshi,deklaron se situata eshte katastrofike,por megjithate,qeverija nuk shpall gjendjen e jashtezakoneshme.Kush e lejon kete papergjegjeshmeri?