Dy të moshuar janë grabitur nga disa persona të panjohur sot në mesditë në fshatin Kuç në Shkodër.
Fadil Shahini, 83 vjeç dhe Dije Shahini, 78 vjeçe, jetonin vetëm.
Grabitësit përveçse kanë marrë një shumë të hollash, kanë dhunuar dhe fizikisht çiftin e moshuar.
Ata i kanë prerë njërin vesh 83-vjeçarit, ndërsa bashkëshorten e tij e kanë goditur me mjete të forta në fytyrë.
78-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Kryeplaku i Kuçit, Kujtim Toska në një prononcim për “News24” pohon se kjo është hera e parë që ndodh diçka e tillë në këtë fshat.
