I vodhi automjetin duke e mashtruar dhe nuk ia ktheu më. Policia e arrestoi për aktin e kryer.
Prangat iu vendosën shtetasit Elidon Daci, 19-vjeç, banues në Kamzë të Tiranës.
Ai u arrestuar në portin e Durrësit, pas kallëzimit të bërë ndaj tij nga shtetasi E.Q, i cili pretendon se 19-vjeçari i ka marrë makinën.
I riu po tentonte të shkonte në Itali me anë të një trageti, por u ndalua në momentin e daljes nga porti. /Dita/
