I hapet pakoja e kokainës në stomak, vdes në avion

Dita

Një i ri vdiq në avionin “Air Lingus” pasi kishte kapërdirë një sasi pakosh të vogla me kokainë.

24-vjeçari John Santos Gurgao nga Brazili kishte në stomak 0.8 kg kokainë, raporton “The Irish Times”.

Mendohet se një prej pakove ka shpërthyer gjatë udhëtimit.

Një 40-vjeçare nga Portugalia, e cila ishte në të njëjtin avion u arrestua pas dyshimeve për trafik droge, por nuk është e qartë nëse ajo kishte lidhje me vdekjen e 24-vjeçarit.

Testet toksikologjike nxorën praninë e drogës në trupin e djalit. Sasia e saj arrinte vlerën e 61 900 dollarëve.

Pasagjerët thanë se krejt papritur ai u bë i dhunshëm dhe kafshoi një pasagjer. Pavarësisht ndihmës së mjekut, ai humbi vetëdijen, çka e bëri pilotin të lajmëronte uljen e detyruar në aeroportin “Cork”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *