Shtëpia e Abat Doçit në Shkodër, është vënë në mbrojtje nga Ministria e Kulturës, e cila i hap rrugë me këtë vendim shpalljes monument kulture të kësaj ndërtese me vlera historike.
Lajmin e pohon ministrja Kumbaro me një status në Facebook, ku shkruan se institucioni qe ajo drejton ka vene ne mbrojtje shtepine e Abat Doçit, jo vetëm si një vend i rëndësishëm historik por edhe si një objekt arktiektonik interesant.
“Në Shkodër i thonë ‘Shtëpia e Abatit’ ose selia e shoqërisë ‘Bashkimi’, falë së cilës kemi alfabetin e shqipes. Fjalori i ‘Bashkimit’, sikundër u quajt në motet më pas, sipas alfabetit latin, u miratua në Kongresin e Manastirit (1908)
Ministria e Kulturës vë në mbrojtje shtëpinë e Abat Doçit, jo vetëm si një vend i rëndësishëm historik por edhe si një objekt arktiektonik interesant. Më tej çdo bashkëpunim është i rëndësishëm për ta restauruar atë”, shkruan Ministrja e Kulturës, e cila ka publikuar edhe këto foto.


Nje vendim ne kohen e duhur ,Pershendetie zonja Ministre.
Guri Naimit D.