I “harruari” Nasri largohet nga Manchester City, për aventurën turke te Antalyaspor

Gazeta Dita

Pas gjashtë vitesh, 176 ndeshjes dhe dy titujve të fituar në Premier League, Samir Nasri, më në fund është larguar nga Manchester City. Ish-ylli i Arsenal ka lënë skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola për tu transferuar në Super Ligën turke, konkretisht te skuadra e Antalyaspor, pikërisht aty ku luan edhe Samuel Eto’o. Futbollisti me pasaportë franceze ka patur të numëruara paraqitjet e tij me City që nga sezoni 2014–15, duke kaluar sezonin e kaluar në huazim te Sevilla, ku luajti në 30 ndeshje dhe shënoi tre gola.

Të shumtë ishin ata që gati gati kishin harruar fare për ekzistencën e Nasri, që u bë protagonist në janar për skandalin e dopingut. Manchester City ka qenë i dëshpëruar në kërkim të shitjes së Nasri, ndonëse nuk e lanë jashtë fazës përgatitore të verës francezin, që u bë pjesë e ekipit të “Qytetarëve” gjatë turneut të Amerikës, madje duke u aktivizuar në ndeshjet ndaj Real Madrid dhe Manchester United.

Të shumta ishin skuadrat të interesuara për shërbimet e ish-futbollistit të përfaqësueses franceze, por si Marseille, Nice apo edhe Roma, nuk ishin të gatshme të paguanin klauzolën e futbollistit, ose pagën vjetore të tij. Nasri bashkohet tani me Antalyaspor, përkrah shumë yjeve të harruar, si ish-mesfushori i Spurs dhe QPR, Sandro, Jeremy Menez, gjithashtu edhe ish-sulmuesi i Barcelona, Inter dhe Chelsea, Eto’o. Nëse ky do të ishte viti 2008, atëherë ky do të ishte një ekip i frikshëm.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *