I hedhin makinën në erë me tritol, dyshohen njerëzit e ish-gruas

redaktor

Një makinë u hodh në erë orët e para të mëngjesit të djeshëm me tritol. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 në qytetin e Bulqizës dhe mjeti “Benz” ishte në pronësi të Ardian Duriçit. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, sa ka dëmtuar tërësisht pjesën e sipërme të veturës së parkuar afër shtëpisë, me targa AA410BG, në lagjen “Gjeologu”. Por për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar në njerëz, por shpërthimi ka shkaktuar dëme të shumta materiale në ndërtesat rreth vendit të ngjarjes, ndërsa policia ka gjetur edhe pjesë të fitilit përcjellës të lëndës plasëse tritol. Grupi hetimor që po merret me zbardhjen e ngjarjes por dhe familjarët bëjnë të ditur se shpërthimi nuk ka lidhje me rivalitetin e kromit, pasi 25-vjeçari ishte i papunë. Grupi hetimor sqaroi se nuk bëhet fjalë për Duriçin që zotëron galeri kromi në Bulqizë, por për një tjetër person me të njëjtin emër. Paraprakisht dyshohet për konflikte të 25-vjeçarit me njerëzit e ish-gruas së tij, por këto janë vetëm pistat e para hetimore.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *