Në Britani, mjekësia ka arritur një sukses të ri. Një burrë, të cilit mjekët i kishin hequr hundën, ka rritur një hundë të re në parakrahun e tij, falë mjekësisë moderne. Lajmi është publikuar në programin “Fokus” të BBC-së. Sipas ekipit të studiuesve në Universitetin e Londrës, brenda dy muajsh, pacienti do të ketë një hundë të re, e cila do të hiqet nga parakrahu i tij, për të zëvendësuar hundën e dëmtuar nga kanceri.