Gjykata Kushtetuese i ka hequr mandatin deputetit të Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima. Sipas vendimit, deputet i mazhorancës ka përfituar në 150 raste fonde publike, gjatë kohës kur kishte marrë mandatin.
Në 8 mars të këtij viti, Këshilli i Mandateve vendosi t’ia çojë për interpretim Gjykatës Kushtetuese kërkesën e opozitës për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima.
Sipas akuzës të bërë nga opozita, që sipas vendimit të Gkykatës Kushtetuese ishte e drejtë, deputeti Kokëdhima ka përfituar në 150 raste para nga fondet publike me tenderë të përfituara nga kompania “Abisnet”, që ai ka patur në pronësi deri në shkurt të vitit 2014.
Në dhjetor të vitit të kaluar Gjykata Kushtetuese e shpalli të papajtueshëm me Kushtetutën vendimin e marrë nga Kuvendi në seancën plenare të 16 prillit, për të mos dërguar pranë saj kërkesën për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit Koço Kokëdhima.
Ndërkohë Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin për Kokëdhimën.
NJOFTIM PËR MEDIAN
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në datën 09.05.2016 shqyrtoi çështjen me palë:
Kërkues: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
Subjekt i interesuar: Deputeti Koço Kokëdhima
Objekt: Konstatimi i papajtueshmërisë me mandatin të deputetit Koço Kokëdhima.
Gjykata Kushtetuese, pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi si dhe prapësimet e paraqitura nga subjekti i interesuar, në mbështetje të nenit 131/e të Kushtetutës, si dhe të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”,
VENDOSI:
Konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit Koço Kokëdhima.
Tani mandati i tij mund t’i kalojë Edmond Lekës. Në listën e Vlorës për zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 në radhë vjen Edmond Leka, ish- kryetari i PS-së së Vlorës që pak kohë më parë mori postin e Drejtorit të Portit të Durrësit.

Mire por eshte shum pak ne krahasim me ,,krehjet,, qe i ka bere ekonomise shqipetare bashke me shume ,,shoke,, te tjere.Po nuk u sekuestruan pronat e grabitura nga te ashtuquajturit ,,biznesmene,, te medhenje e te vegjel nuk mund te thuhet se shpetuam.Heqja e mandatit nuk i prishe shum pune z.Koco dhe shume te tjereve edhe me Koco se ai.
Pra paska qene ne shkelje te kushtetutes, por kur je ne shkelje te kushtetutes a nuk ka penalitet??
Zoti Thano !
do deshironja mendimin e Juaj per kete pyetje :
Po ata qe I kane dhene keto fonde te paligjshme a duhet te jene Deputete ???????????????
Po mire mo vella 150 here paska marre tendera nga fondet e shtetit ky Koco ?
Kjo esht skandaloze fare —
Kjo tregon se qeveria qe i ka dhene tendera ektij ka bere vjedhje direkte ne ortakllek me kete Kocon
Ata qe ja kane dhene tenderin duhen ndeshkuar penalisht , sepse ata e kane ditur qe bejne shkelje dhe e kane bere shkeljne e Ligjit me dnergjegje
Pse eshte e mjaftueshem heqja e mandatit.Si mund ta spjegoj tani Edver Rama ket shkelje te ligjit plot 150 here.Po akuzat tjera si do verifikohen
Heu bre Mark – uku
Hall i madh te ka rrok mor bur .
Si Koqo e Sala te njejt Kane akuza ,
Vetem bojen e Partise e kane te Ndryshme .
Hane ne nje çanak , por dhihen seicili ne shpi te vet .
Po ti Mos u ligshto mo Burr ,
Ne fund te funit Sala ni ven ne Kopshtin Zoologjik e ka te sigurum.
Sala t’ka bo thirrje me Rok kallashin
e ti shko e Myllesh ne shpelle ,
qe ska burr None me t’gjeten.
Ti Mark -uku Duhet me mbrojt Koqon si Katolik , E Salen si mUzliman e mbrojne xhihadistat …
A mos po don me ndru ene Fen per hir te Partise se Saliut ?
Ku kuuuuuuuuuuuuu bre Mark
ç’po na nin Veshet or tej……
Nuku po kuptoje Fare se ç’po ndodh me Koqon tene ….
Po ç’beni mo Koqon denoni…..
Po Koqua eshte djale ILL MO !Ai per popullin po ropatet e po pasurohet mo !
Alla allah o shen Kozma
Epo , sigurisht qe keshtu do te perfundonte , gjykata kushtetuese e kerkoi vete t’a diskutonte çeshtjen .
Nuk eshte problem se i behet keq apo jo Kocos, por eshte tek fakti qe deputetet tane (ata qe na bejne ligjet) kane aq moral sa i shkelin vete ato, dhe per me teper, jo nga padija por nga babezia. Dhe fatkeqesisht do ishim me fat vertet nese do te kishte vetem nje Koco. Jane shume…legjislatore nga ata qe kane shkelur vete ligjet ne keto 25 vjet! Si mund te besosh ne ta?!
Nuk eshte problem se i behet keq apo jo Kocos, por eshte tek fakti qe, deputetet tane (ata qe na bejne ligjet) kane aq moral sa i shkelin vete ato, dhe per me teper, jo nga padija, por nga babezia. Dhe fatkeqesisht do ishim me fat vertet nese do te kishte vetem nje Koco. Jane shume…legjislatore nga ata qe kane shkelur vete ligjet ne keto 25 vjet! Si mund te besosh ne ta?!
Filloi Reforma ne Drejtesi. Rama do jete bere per serum kurse deputete socialiste do jene kenaqur se do i qerohet nga parlamenti Komisari i Jugut i Rilindjes.
KU ESHTE NDRYSHIMI MIDIS KOKEDHIMES QE KA PERFITUAR FONDE PUBLIKE ME TRASPARENCE PER AKTIVITETET E TIJ PRIVATE ME ATA QE 25 VJET KANE VJEDHUR FONDET PUBLIKE NE ERRESIRE NEPERMJET XENAVE,FULLANEVE,RUÇAVE,MUÇAVE E KUÇAVE!?+
Ky vendim i nje ‘antigjykate’ te nje ‘antikushtetute’ te nje ‘antishteti’ i hap rrugen Kokedhimes si ‘plangprishes’ i nje parlamenti antishqipetar te kontribuoje shume me teper jashte nje parlamenti te Wikilliks apo Leshit te Topallit se sa brenda ‘kesaJ ‘STALLE ME KA QI?!
‘Qesh kush qesh i fundit’ jo kundershtaret e Kokedhimes per arsye meskine e private si pjese e nje ‘informacioni’ te semure ne reanimacion!
p.s as e njoh e as me intereson Kokedhima por heqja e ‘mandatit’ te popullit ne kete forme nuk ndodh as ne Afganistan e as ne Tibet apo 65 vendet e Afrikes!?
Sot ne 9 maj diten e fitores mbi fashizmin, gjykata e Saliut i heq mandatin e deputetit antifashistit e komunistit me te math te parlamentit shqiptar, mikut tim e rilindasit trim Koco Kokdhima apo si e njohin te gjithe 2 here K-ja. Por per 2 here K tendera dhe fonde do kete sa te jete kjo qeveri se kur i merr Koco 2K-shi zere se i ka Partia.
Bureto, ke shume te drejte ne ato qe shkruan
Nje pleher me pak.Me ngjall neveri vetem ta shoh e jo me ta degjoj.Ishalla edhe Sali plehu e shume te tjere pacin kete rruge.
150 here !!!!!!!!!!
Bravo,
gjerman i fundit, komente spetakolar.
150 here !!!!!
N.q.se eshte e vertete do e admiroja Kokdhimen.
Nuk duhet hequr nga parlamenti, eshte gabim.
Duhet bere parlamentare “a vita”
Kokdhima qe sot e tutje do gezoje respektin tim.
Mos u habit, gjerman i fundit. Nuk te ka qelluar te besh
tifo per te “keqin” kur je zhytur ne nje film? Pastaj, po te
jete i “keqi” ndonje De Niro,Brando apo Bred Pitt behesh tifoz i cmendur
5 here, eshte dritheruese.
15 here, mbetesh me goje hapur.
150 here, respekte.
Shpresoje te mos jete e vertete
Saliu vrauuuuuuuu.Vjedhjet e Saliut jane grabitje piratesh,qe nga grabitja arit te Londres deri tek falja e detit.Ketyre rrilindasve ua beri mire,tani ne koke te Rames.Nuk kemi durim ta mesojme,se cduhet te beje!