Një 50-vjeçare në Sarandë është vënë në pranga, pasi u kap duke trafikuar një të mitur.
Mësohet se 50-vjeçarja B. M, banuese në lagjen nr. 1 Sarandë, u kap në flagrancë dje rreth orës 14:30.
Gruaja po trafikonte 12-vjeçarin Ronaldo Tanushi, nxënës i klasës së gjashtë, banor në lagjen Nr 6, Bathore, Tiranë.
Kujtojmë se Ronaldo prej dy ditësh kërkohej nga familjarët.
Babai i tij, bëri apel në mediat sociale, duke publikuar foton e të birit dhe duke kërkuar nga çdo person që mund ta kishte parë, që ta kontaktonte.
I ati i Ronaldos ka treguar se kjo nuk ishte hera e parë që 12-vjeçari largohej nga shtëpia, por asnjëherë nuk kishte ndodhur që të mos kthehej.
Nuk dihet ende se drejt cilit destinacion po tentonte ta trafikonte të miturin gruaja në Sarandë.
j.l./ dita

trafikim ma merr mëndja se quhet kur dikush kërkon ndihmë nga dikush tjetër për ta lëvizur nga një vënd nisje i caktuar në një vënd mbritje të caktuar!
por duke parë se kemi dy persona me mosha ekstreme,një në moshë madhore dhe një në moshë të mitur,atëherë nuk mund ta quajmë trafikim!!
duke qënë se njëri nga personat është në moshë të mitur,foshnjore,nuk mund të quhet i drejtë veprimi i personit të rritur edhe sikur fëmija tia ketë kërkuar vetë!!
për mendimin tim ky është një rrëmbim me qëllim trafikimi për përfitime financiare!!
raste të tilla duhet të goditen me një rreptësi egzemplare!!
me një fjalë të bëhen shëmbull!
Ky veshllapushi ka qene me fat kesaj rradhe qe e gjeten.