I hyn në oborrin e shtëpisë, e vret me çifte

Dita

Në fshatin Shtoj i Vjetër të Shkodrës një 76-vjeçar ka vrarë me armë gjahu një person që i ishte futur në rrethimin e shtëpisë në orët e vona të natës.

Nga hetimet paraprake të Policisë së Shkodrës ka rezultuar se shtetasi 55-vjeçar Nikë Bungu, i cili vuante dhe merrte mjekim të rregullt për probleme mendore, ka hyrë tek rrethimi i shtëpisë së shtetasit Ndokë Vecaj. Pronari i banesës ka dëgjuar se dikush ka hyrë në rrethimin e banesës së tij dhe ka qëlluar dy herë me çifte në ajër.

Më pas, i zoti i banesës, kur ka dëgjuar sërish lëvizje, në kushtet e errësirës, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Nikë Bungu, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia ka arrestuar pronarin e banesës.

Share This Article
1 Comment
  • Pronari i zoti i shtepise i pafajshem.
    Ai ka ba shume qe ka qelluer 2 here ne ajer.Ai me te paren qitje duhesh goditur shkelesi i kufinit te shtepise.Prona asht e shejte sa dhe kufiri shteteror.
    Nese pretendojne te denojne pronarin e truellit.Duhet ma pare te denojne vete policine qe ben sehire e nuk futet shtepi m’shtepi per te ruajtur rendin.E nese kjo asht e pa mundur dhe e tepert.Atehere edhe ne kete rast me keto kushte perseri pronari i zoti i shtepise asht i pafajshem.
    Na imponohet paragjykim:
    Kjo lloj policiet asht per kavalishence.
    Vriten e priten mileti.Policia ne fund mbledh te ardhurat.
    Ti ke faj denohesh.Ti i pafajshem gezon lirine.
    Kjo polici origjinal si ishurence makinash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *