I hyri në banesë, tentoi ta përdhunonte dhe i plagosi të birin, pranga të riut në Shkodër

Ornela

Kol Gecaj 30-vjeç është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi tentoi të përdhunonte një 48-vjeçare.

30-vjeçari i ka hyrë në banesë dhe më pas ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë më të, por më pas ka mbërritur djali i 48-vjeçarES, i cili është goditur me thikë nga 30-vjeçari, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Sakaq gjatë kontrollit të ushtruar në banesën Kol Gecaj shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu, pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI

Sekuestrohet një armë gjahu (çifte), që u gjet nga Policia, në banesën e këtij shtetasi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër, pas kallëzimit nga një shtetase 48 vjeçe, se një person i paidentifikuar kishte hyrë në banesën e saj, kishte tentuar të kryente marrëdhenie seksuale me dhunë me të dhe në momentin që kishte arritur djali i saj, në banesë, e kishte goditur me thikë, duke i shkaktuar dëmtime të lehta, kanë grumbulluar të gjitha informacionet dhe në përfundim të veprimeve hetimore kanë bërë identifikimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

K. G., 30 vjeç, banues në Shkodër, me precedent të mëparshëm penal për kultivim bimësh narkotike, ngacmim seksual dhe vjedhje.

Ky shtetas ka hyrë në banesën e 48-vjeçares dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Gjithashtu, 30-vjeçari ka goditur me thikë, duke i shkaktuar dëmtime të lehta fizike, djalin e kësaj shtetaseje, shtetasin Sh. R., 26 vjeç, i cili pasi ka mbërritur në banesë, gjatë ndërhyrjes për ta ndaluar shtetasin K. G. është konfliktuar fizikisht me të.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit K. G., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu, pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • FERME DERRASH TE RRITUR NE SHPELLA DHE SE FUNDI ZBRITUR NE QYTETE !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *