Nga mënyra si është publikuar, romani “Mjegullat e Tiranës” hyn në sërën e librave që përbëjnë “arkivin krijues” të shqiptarëve, çka deri më sot nuk ka qenë e zakontë në botimet shqiptare. Ai, siç deklarohet vetë autori, “është një vepër që ka lindur e tillë”, d.m.th e pallogaritur për t’u botuar, diçka e ngjashme me ditarë dhe dokumente intimiteti. Për këto arsye është vepruar drejt që ky krijim letrar (i cili vështirë se mund të quhet vepër, sepse është vetëm një skicë romani), nuk është botuar prej autorit, po prej një studiueseje e admirueseje të tij me mbititullin “Një roman i panjohur i Ismail Kadaresë”, shoqëruar nga një bisedë dhe një hulumtim i gjatë “gjenetist” i Viola Isufajt, që e tejkalon vëllimin e vetë romanit. E veçantë në këtë rast është se, ndërsa në vende të tjera botime të kësaj natyre bëhen pas ndarjes nga jeta të shkrimtarëve dhe “gjenetistët” janë të çliruar prej hijes së tyre, këtu kemi të bëjmë me një autor të pranishëm e autoritar, i cili jep verdiktin e vet për gjenezën e krijimit dhe merr pjesë në polemika për të.
Nuk është rastësi që diskutimet për “Mjegullat e Tiranës” janë përqendruar në çështje që kanë të bëjnë me vërtetshmërinë e përmbajtjes dhe me gjenezën e tij si kalim prej ndodhish (faktesh) jetësore në ditarë e letërkëmbime dhe, prej tyre, në krijim fiksion letrar, që nënkupton sa shfrim impulsesh të brendshme me qëllim lehtësues e çlirues, aq edhe parakuptim të një të adresuari, të cilit do t’i besohen të fshehtat e zemrës. Shkak për këtë vërtitje të diskutimit rreth çështjeve të gjenezës, ka qenë zbulimi prej vetë Kadaresë i karakterit autobiografik të subjektit, pohimi prej tij i shumë hollësive të marrëdhënieve intime me një vajzë në kohën e studimeve universitare, aq sa po të përmendej edhe emri i vajzës nuk do të mbetej më asnjë e fshehtë, përveçse dëshirës së ligjshme për t’u njohur edhe me qëndrimet dhe interpretimet që do të mund të bënte vajza e shndërruar në personazh pa dijeninë dhe pa pëlqimin e saj.
Jo vetëm për sa u tha (autoreklamë, reklamë, shqyrtim “gjenetist”, replika jashtëletrare për libra), por edhe pse kemi të bëjmë me një krijim nën trysni krize psikologjike, dhe ngaqë pa dashje, kam qenë i implikuar në gjenezën e “Mjegullat e Tiranës”, edhe ky shkrim do t’i përmbahet të njëjtës linjë shqyrtimi me ç’është shkruar prej të tjerësh e prej vetë autorit.
Kadareja, për shkaqe që i di ai vetë, dhe Viola Isufaj ngaqë nuk është e informuar, nuk kanë përmendur që ndërtimi i “romanit” është paraprirë prej një cikli vjershash erotike të botuara në revistën erotike “Nëntori” (qershor 1958), frymëzuar prej të njëjtash përjetime dhe shkruar nën trysninë e brenda qerthulli të një traume shpirtërore.
Këtë cikël vjershash erotike Kadareja e ka sjellë në redaksinë e “Nëntorit” nga mesi i majit 1958. Disa ditë më pas kisha zgjedhur prej tyre nja dymbëdhjetë. Të tjerat, i thashë Ismailit, qenë tepër licensioze, prandaj nuk mund t’i botoja. U pajtua me vlerësimin që iu bë, veçse m’u lut që vjershat të botoheshin me patjetër në numrin e qershorit të revistës. Unë i dhashë rëndësi kësaj këmbënguljeje dhe ia plotësova dëshirën, po e ditur se po i hapja “telashe” vetes, sepse fill pas botimit, më thirrën në aparatin e Komitetit Qendror të PPSH, ku m’u tha se po e përfshija revistën “Nëntori” në skandale publike shtyrë prej miqësisë me Kadarenë. U çmerita prej kësaj vërejtjeje, por aty për aty, pandeha se bëhej fjalë për teprimet erotike dhe thashë se s’kemi pse të jemi aq të ngurtë në vlerësimet e lirikës së dashurisë.
Reagimi ishte habitor: “More, nuk di gjë ti, apo bën sikur nuk e di?!” dhe më treguan për dashurinë fatkeqe të poetit dhe qëllimin e tij që me atë cikël vjershash të diskreditonte vajzën, që pikërisht në qershor martohej. I njëjti qëndrim u mbajt edhe nga Bashkimi i Grave, një funksionare e të cilit më tha se vjershat “nëpërkëmbnin të drejtat dhe dinjitetin e vajzës”. Më erdhi turp që isha përdorur pabesisht dhe në vend të një tufe lulesh, përmes “Nëntorit”, i kisha dërguar studentes një gotë farmak në ditët e martesës.
Gjendja e traumatizuar shpirtërore e Kadaresë u shfaq qetësuese edhe në provimin e formimit (të diplomimit) të Historisë së Letërsisë Shqiptare. Kam qenë anëtar i komisionit në atë provim dhe i kam në sy si sot hyrjen e Ismailit në sallë dhe vërtitjet e tij si somnambul rreth bankës ku ishte ulur studentja, për të ushtruar mbi të trysni terrorizuese, aq sa po bëheshim gati të ndërhynim për të shmangur ndonjë skandal të mundshëm.
Pa as më të zbehtin niet për t’u marrë me anën intime dhe etike të marrëdhënieve njerëzore të çiftit të shndërruar në personazhe letrare, faktet e përmendura kanë rëndësi për të hetuar e gjykuar gjendjen shpirtërore të Kadaresë në kohën kur kanë shkruar vjershat diskrete (pranverë 1958) dhe pamundësinë që në të njëjtën kohë të ketë shkruar edhe “Mjegullat e Tiranës” me titullin fillestar “Dashuria nr.2”, gjë që do të binte në sy po të krahasohej tendenca që përshkon vjershat e shkruara nën efektin e etheve të dështimit, sedrës së prekur, vuajtjes së pafshehshme dhe etjes hakmarrëse, me përmbajtjen e romanit, ku është tentuar të jepet një imazh deri diku objektiv i përjetimeve të dashurisë dyanshmërisht të pamundur për t’u kurorëzuar me martesë.
Në vjersha sundon tej e mbanë erotika, lektija e vajzës dhe epërsia e djalit të dashuruar, pasqyruar me qëllim diskreditues dhe me anë hollësish seksuale diskrete të llogaritura për të ushtruar trysni psikologjike përmes kujtimesh dhe efektesh publike të zbulimit të fshehtësive, që vetëm në raste hipokrizie e kompleksesh inferioriteti u bëhen të njohura të tjerëve. Në roman gjendja shpirtërore e autorit, përkatësisht e personazhit të Bardhyl Kazazit, sado e paçliruar plotësisht prej dhimbjes dhe fyerjes që i janë shkaktuar prej fejesës së studentes, mishëruar në personazhin e Emës, duket më e qëndrueshme, prandaj edhe gjykimet për çka ndodhur janë më të përmbajtura, më të prira drejt shikimit objektiv nga njëfarë distance të asaj që ka ndodhur dhe ndonëse është ruajtur po ajo ndjenjë epërsie e gjithanshme, gjer edhe fizike, e autorit, personazhit e të personazhit rrëfyes, prapsëprapë nuk janë kursyer vlerësimet e bukurisë e të hireve femërore të vajzës.
Ndërsa në vjersha fare pak gjë të kujton kohën dhe vendin ku shtillet dashuria, në roman, falë mundësive që jep proza, po edhe intensioneve të autorit, janë dhënë si atmosfera e përgjithshme e jetës në Tiranën e viteve ’50, edhe shumë hollësi nga jeta studentore, nga preokupimet e studentëve dhe çapkënëritë e tyre si dhe të mendësive e psikologjisë në atë periudhë shndërrimesh të gjithanshme shoqërore jashtë të cilave nuk mund të qëndronin as marrëdhëniet e dashurisë dhe të familjes. Prandaj, gjersa në vjersha epërsi i është dhënë shfrimit të dufeve rinore në harlisje erotike jashtë çdo kushtëzimi, në roman dashuria, përveçse është e përcaktuar psikologjikisht nga mosha, gjendja shoqërore dhe prirja e djalit për të gjetur një vajzë të bukur dhe vajzës për të parë te djali njëherësh me tiparet mashkullore, edhe prestigjin dhe perspektivën e tij, reflekton dhe dritëhije mendësish të kohës. Dëshira dhe stepja, guximi dhe ndrojtja, hovesh të papërmbajtshme dhe llogaritje pasojash, vullnete të rinjsh dhe ndikim në rastin tonë përcaktues të familjes, po edhe të egoizmit dhe cinizmit të një të riu, i cili ka dhunti, ambicie dhe mundësi të bëhet i famshëm, kështu që kurorëzimin e dashurisë në martesë e konsideron litar nëpër këmbë. Tërthorazi, edhe në këto drejtime, autori është rropatur të përligjë cinizmin e Bardhyl Kazazit me mendimin se ekzistuaka një dashuri, madje “një dashuri e madhe”, e cila përmbahet në intimitete femër-mashkull dhe merr forcë e përjetësi si kujtim. Kujtimi i vajzës që ndihet e vlerësuar se i është dhënë një “njeriu të famshëm”, dhe i këtij “njeriu të famshëm” që të përjetuarën ka për ta shndërruar në burim të përmallshëm frymëzimi. Këtu vetëm me dashuri nuk kemi të bëjmë, sepse në dashuri vërtet ka edhe ndarje, por kurrsesi ndarje të paramenduara me cinizëm apo edhe me çdo pretekst tjetër.
Përballë kësaj vështirësie jo vetëm etike, por edhe logjike, në kalimin e lëndës jetësore në përmbajtje artistike, të vetjakes në dukuri shoqërisht të vlerësueshme dhe në procesin e hedhjes prej poezisë në prozë, autorit i është dashur të gjejë shkaqet shoqërore e psikologjike të dashurisë e të ndarjes, të kushtëzimit dhe të marrëdhënieve në çift prej faktorësh të tjerë (të jashtëm e të brendshëm) dh kësisoj, dashur pa dashur, të gjejë argumente morale e artistike që do të përligjin pashmangshmërinë e ndarjes, në dukje me “paanshmëri”, po në të vërtetë duke anuar nga ana e protagonistit thekshëm. Vetë autori, më se gjysmë shekulli pas ngjarjeve të përshkruara në roman pohon: “Romani është shkruar në moshën 20 vjeçare, kur ideja e martesës është vetvetiu e huaj. Aq më tepër personazhi është një student me ambicie të mëdha, në pritje të një ndryshimi tronditës në jetën e tij: Udhëtimi në Moskë për studime të mëtejshme letrare. Shtojini kësaj dhe snobizmin rinor dhe xanxën e të qenit modern, për të kuptuar se martesa merrej si një mbyllje e jetës (faqe 19)”.
Në “Mjegullat e Tiranës”, ndryshe prej ciklit me vjersha, Kadareja është munduar t’i përmbahet me luhatje kësaj linje që e bën të pashmangshëm përfundimin se nga ana e Bardhyl Kazazit nuk ka ndjenjë të çiltër e të fortë dashurie, po më shumë një joshje rinore, një aventurë, ndërkohë që “gjeniun e ardhshëm” e lakmonin edhe femra të tjera, vajza e të martuara e në perspektivë, e prisnin “dashuri të reja”, a thua se moskovitet do të dilnin ta prisnin me lule në aeroport të pakuptueshmin, prandaj dhe të paarritshmin kompozitor.
Kështu mund të gjykohet në pikëpamjen artistike dhe po në këtë pikëpamje, mund të thuhet që nuk ka qenë gjetje me vend që një kompozitor i ri shumë i talentuar të ndjekë fakultetin filologjik dhe të dërgohet për studime pasuniversitare për letërsi dhe të mos ndjekë studimet në Konservatorin e Tiranës, që i kishte dyert të hapura më 1958. Ndërsa nga ana faktike, me gjithë vlerësimet për hiret e Emës, bie në sy përpjekja pothuajse e hapur dhe këmbëngulëse, që nëpërmjet historisë së dashurisë, vajza të dalë e përkushtuar dhe djali i adhuruari i saj, vajza e predispozuar të bëjë ç’të dojë alter egoja e autorit, kurse ky të luajë me ndjenjat e saj si delirant, madje edhe ta frenojë dhe ta refuzojë, duke lënë të kuptohet se nuk është fejesa e vajzës me një tjetër, po ftohtësia, ambiciet dhe snobizmi i djalit shkaku i vërtetë i ndarjes, gjë që nuk duket e vërtetë. Sepse, po të merret “Mjegullat e Tiranës” si tekst paraletrar, del në shesh që nuk është mbajtur parasysh këshilla e të moçmëve që thoshin: “Në fatkeqësi ruhu nga mendjemadhësia”. Nga deliri i madhështisë, do të shtonim ne.
Nën këtë prizëm duhen parë edhe dy “argumentet lehtësuese”: Paragjykimet fetare të familjes së vajzës dhe pritja e ndryshimit tronditës në jetë: Udhëtimit në Moskë.
Prindërit e vajzës edhe mund të kenë pasur paragjykime fetare, po vetë vajza, që në klasat e para të shkollës së mesme del se i ka flakur dogmat e fesë. Së dyti, edhe nëse paragjykimet fetare kanë qenë pengesë, çështja nuk është shtuar kurrë lidhur me të ardhmen e dashurisë së çiftit për të cilin bëhet fjalë, as kanë ndikuar në marrëdhëniet intime të këtij çifti e në përfytyrimin që ka vajza për të ardhmen. Së treti, argumenti se vajza fejohet për të mos ua prishur prindërve, ajo ose nuk ka ndier dashuri të vërtetë, ose është një qenie pa personalitet të përfillshëm, çka do ta vulgarizonte të gjithë historinë e sublimuar në vjersha e në roman. Mirëpo, përkundër këtij argumentimi, autorit i është dashur përmendja e fesë për të nënvizuar mendimin se vajza jepte kokën për të, por qenë prindërit që e morën në qafë, megjithëse edhe pa këtë pengesë, dashuria, po sipas autori, qe e dënuar të mbaronte me ndarje. Parë nga ana faktike, edhe ndryshimi tronditës, udhëtimi në Moskë, më shumë se fakt është një pretekst post factum, sepse prishja ka ngjarë së paku nja tre muaj para se Kadareja të njoftohej se do të vente në Institutin Gorki. E dëshmoj këtë mbasi, në korrik 1958, kemi biseduar në LSHA me Llazar Siliqin për propozimet që do të bëheshin dhe për mundësinë, që ndër ata që do të venin në Moskë, të ishte dhe ndonjë i ri që kishte treguar prirje për kritikë letrare. Pra, edhe pritja e “ndryshimit tronditës” është një tjetër pretekst për të treguar se ishte ai dhe jo ajo shkak i prishjes, që gjithsesi kishte për të ndodhur. Veçse trauma e shkaktuar prej kësaj prishjeje dhe reagimi i Kadaresë ndaj saj flasin ndryshe, prandaj edhe në gjendje të tronditur cinike vajza “u përshëndet” në ditët e martesës me farmak vjeshtërie.
Kaq për “Mjegullat e Tiranës”, që në pajtim me autorin, do ta quanim “pjesë të jetës së njeriut, po jo të shkrimtarit”. Një tekst që e njeh lexuesin me një histori jetësore të Ismail Kadaresë dhe të konsideratave që ai ka për vetveten, po ende jo me talentin e tij dhe me frytet e këtij talenti në vitet që do të vinin. Për sa i takon shikimit të romanit nga lartësitë e kohës së sotme dhe në raport me ndryshimet e ndodhura në jetë e në letërsi gjatë më se gjysmë shekulli, për çka japin dorë deklarimet e shkrimtarit, mendimet e kuratores Viola Isufaj dhe polemika që është ndezur rreth tyre, do të na duhej të shkruhej një tjetër artikull, pa pasur qëllim të ndërhyjmë me anësi në debatin letrar e jashtëletrar që kanë shkaktuar disa pohime të Kadaresë dhe përqasje të pavërteta, të pahijshme dhe haptas tendencioze denigruese të romanit me ndonjë vepër tjetër shkruar para tij e me të tjera synime ideo-artistike.

O razi mavria akoma gjalle qenke?
Juve nuk u nderon fyerja kobetare qe beni per nje personalitet si Razi Brahimi. Po ta kishe lexuar shkrimin do kishe kuptuar se i dituri mund te shahet per ndonje te mete te karakterit apo te qendrimeve politike, por kurrsesi per mungese dijesh.
Keta jane arkeologjia e letersise shqipe.Neqoftese ky Razi Brahimi eshte Razi Brahimi,kritiku i famshem i viteve 50-60 te shek.kaluar,kjo bebelina e perdorur si truk,Viola Isufaj,shkermoqet ,Bujar Hudhri si hajvan peqini ul veshet dhe ne mejdan cfaqen atllaret.(Kur zihen atllaret,shkelmat i hane gomaret).Keshtu Isi ballafaqohet me lojtaret e gjalle bashkemoshatare,qe e kane njohur si nje provincjal te drojtur,i pa mundur fizikisht,i trembur e belbezues sikur i ka ngrene Xhaferri simiten,si mi i lagur.A ka vajze Tirane t`i afrohet nje qenieje te tille?
Razi inatcori!
BRAVO RAZI IBRAHIMI!Ismail Kadare ka qene shkrimtar oborri,ndersa tani ka perfunduar ne LEGEN PA VLERE!
Kritiku R.B ose Z.Sh (personazh I Kadarese tek “Dimri…”) ka nje tip analize shkollareske te viteve 60 – 80, sipas se cilave tentonte te hidhte poshte ato vepra, qe ia rekomandonte KQ, ashtu si edhe e permend faktin qe e paskan thirrur ne KQ per poezite e Kadarese (?!) Ja ku ka qene zanafilla e shkrimeve te Raziut… Po si eshte problem?
Romani I Kadarese, edhe pranohet si nje krijim, qe hedh drite per laboratorin krijues, ndersa, nga ana tjeter analizohet, sipas stilit te realizmit socialist, si nje veper me mungesa ideologjike. Turp per autorin, qe pi caj te colosseu ne Tr dhe shkruan sikur eshte ne zyrat e KQ te PPSH. Nuk ia vlen botim ek “Dita”…
Vepra e Kadarese, edhe me kete “para-roman” eshte mrekulli shiptare ne letersine e sotme boterore .
Kush do kenaqesi estetike e gjen aty!
Ne kete pershkrim te ngjarjeve jepet “radiografia” e Ismail kadarese, dhe perforcohet ajo qe te gjithe e pranojne, nje njeri mjeshter i pendes, por nje njeri teper i vockeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeel.
Akoma doni fakte per genjeshtrat e kadareve? Jete falco embuluar nga genjeshtra prej delirit te madheshtise! Vera e thate e Nobelit. Ja c’jane sherret qe ben ai cdo vere, a thua se s’kemi ne gjera me te rendesishme se grindjet e tij pa fund. Do mbetet si Simbol I inatit dhe I urrejtjes!
Nashua e merziti Kadarene,
Raziu e beri helm…
Pse duhet t’ja nxjerr tere keto gjera shkrimtarit tone te shenjte, sic e quajti Tak Ngjela yne?
Dhe, si e tha Mironda Haxhika, pse piekrisht tani, kur do ndahen leket e Nobelit?
ja bejne me qellim Islamil Kadarese, se e dine qe gjithe shkrimet e Dites shkojne direkt te Juria e Nobelit…
Asnje shkrim i RD-se, ku edison spirra perleshet me nashon e mergates dhe ben lufte klasash me Vehbiun, nuk shkon tek Nobeli…
Po lereni njehere ta marre Nobelin Isa, dhe pastaj ia thoni te gjitha, po te doni…
Raziu e ca kritike te tjere e shpallen Kadarene shkrimtar te rralle, edhe pse Enveri mendonte te kunderten, por tani qe Kadareu tradhetoi enverhoxhen, keta duan ta rrezojne…
Mbase kane te drejte, qe Ismail Kadare eshte njeri i keq, i lige, i vockel, i zi, por ai e ka thene vete: S’kam bere kontrate me shqiptaret qe te jem njeri i mire.
As me Zotin s’ka bere kontrate ai. Me Enverin beri, se si t’ja bente?!
Dhe Enveri ia kishte me hile: e ndihmoi, qe per shkak te kesaj ndihme prej tij, Isa te mos e mirrte kurre Nobelin!
shume e bukur kjo! Me bere te buzeqesh 🙂
Kjo ishte me e forta:
*****As me Zotin s’ka bere kontrate ai. Me Enverin beri, se si t’ja bente?!
Dhe Enveri ia kishte me hile: e ndihmoi, qe per shkak te kesaj ndihme prej tij, Isa te mos e mirrte kurre Nobelin!****8
Bujar Hudhra botuesi i Kadarese? Po ku ke vajtur te gjesh si botues nje gomar Peqini o Ismail mavria, mire te te behet, kot qe nuk puneson edhe Ndriçim Kullen e Nishanit.
Eshte nje legen qe verteton faktin qe njeriu i vogel nuk behet kurre i madh.Sjellja e tij eshte nje kalkulim prej meskini dhe mediokrri.Si nuk ka fijen e turpit?????
Kadare ka qene dhe mbetet i madh.
Nje vlere e madhe e Shqiperise se vogel me pak vlera.
Cme duhet mua se eshte njeri i madh apo i vockel,mua me intereson vepra dhe kenaqesia qe me jep kur e lexoj.
Inatcoret apo”shpirterat e vdekur”,nuk bejne gje tjeter,vecse ia lartesojne vepren.
Sa per ta permendur,sepse ajo dihet tashme,kur ne te gjithe te mos jemi me dhe emrat te na jene fshire,emri I kadarese,Agollit dhe ndonje tjetri,kane per te vazhduar te permenden dhe studiohen.
Lavdia ngjitet lart.
Nuk mund qe disa legena, te merren me art e letersi! Te pakten lexoni mire ato qe shkruhen, pasi “scripta manent”. Edhe ky roman I Kadarese ka vlera, sepse nje tufe rrotash eshte sulur dhe po e gjuan me pallavra, sic gjuhen pem et me shume fruta! Lerini keto traplleqe se na qesh bota, e cila ka gjysem shekulli me Kadarene neper biblioteka…
Analizat e tipit te Raziut kerkojne te kthejne “ziun” e letersise shqip[e. Per mua eshte turp qe vazhdohet kjo histori! Nashua tha dicka personale, te tjeret po nxjerrin mllefet e vjetra. E persris qe eshte turp te vazhdohet!
Si po shkojnë punët me rishtrimin e kalldrëmeve -më fal – të forteshtrojeve, aty në Argjiro?Shtrojini siç kanë qenë më parë,në kohën e fëmijërisë së Isit,kur thundrat e kuajve ( jo patkonjtë ) nxirrnin xixa…
Kadareja ndoshta eshte shkrimtar i “madh”, por si njeri eshte shume i VOGEL
Nje shkrim analitik perfekt per nje debat shume specifik e te tollovitur nga debati publik Kadare-Jorgaqi.
Une ende nuk e kam lexuar librin “Mjegullat e Tiranes” dhe ca nga ky fakt ashtu edhe nga mungesa a aftesise per te qene nje kritik letrar,nguroj te jap mendim e konkluzione personale per kete liber e debatin e shkaktuar nga botimi i tij prej nje kuratoreje te re letrare,Viola Isufaj.(Ende pyes pse botimi nuk eshte bere nga vete autori i ketij libri te vjeter?!!).Por ngjarjet dhe argumentat qe paraqet ne kete shkrim z.Razi Brahimi,dhe pervoja e tij e madhe dhe e njohur si petagog i Universitetit Shteteror te Tiranes dhe si nje kritik i mirenjohur letrar i asaj kohe,me ben te gjykoj se mendimet e sqarimet e tij jane logjike, te pranueshme e te mireqena.Ne menyre te vecante analiza e kritika qe i ben ai vjershave erotike te kohes se studentllekut te Ismailit dhe pervoja e tij e keqe me botimit te tyre nga kritiku Brahimi ne revisten letrare “Nentori” ne vete kohen e botimit(Ismaili me egoizem e synim cinik paska insistuar qe ato te botoheshin ne muajin qershor,ne prag te marteses me nje djale tjeter te vajzes qe ka dashuruar ai) flasin mjaft per nje realitet te hidhur lidhur me te,qe paraqet disi nje material mbeshtetes lidhur per argumentimet e debatet qe behen lidhur me vete karakterin e shkrimtarit Ismail Kadare.Do te pres me interesim nje shkrim analitik te mevoneshem te kritikut Razi Brahimi lidhur me tematiken dhe thelbin e debatit publik midis dy shkrimtareve te mirenjohur shqiptare,Nasho Jorgaqi dhe Ismail Kadare.
E si mund te ishte ndryshe komenti i Bashkim Pitarkes , ketij lakeu dibran ,te dibranes me te poshter te te gjithe koherave , Ledi Makbethit shqiptar , panteres se zeze , Nexhmije Hoxha , qe edhe e katapultoi kete perkthyes medioker me shkolle te mesme ne diplomat , madje dhe shef misioni ne OKB . Si mund ta duroje madheshtine e Gjeniut Kadare , ky ” intelektual ” i seres se Raziut , te cilin ashtu si dhe vete Bashkimin , nuk i njeh , e nuk i mban mend kush ne Shqiperi , nderkohe qe Kadarene e njeh dhe e vlereson e gjithe bota e letrave dhe e kultures , qe e ka cilesuar , si nje nga romancieret me te medhenj te te gjithe kohrave , vepra e te cilit ka nje rezonance universale !!!… Edhe ne varr , do te skuqej nga turpi , i madhi dhe i paharrueshmi i penes , skenes dhe ekranit , Sulejman Pitarka , ne se do te lexonte kete koment vrervjelles te te vellait kuqo ( ne te dy kuptimet ) !!! Sa turp per kete te ” persekutuar ” te ketyre 25 viteve te Demokracise , qe vuajti neper Afrike , si i derguar i OKB-se , pa i hyre gjemb ne kembe , e qe ne kohen e sundimit gjakatar te ciftit makbethian shqiptar , rrinte si lepur i trazuar , packa se hynte te te privilegjuarit special !!! ( A s’ishin te privilegjuar dhe anetaret e Politbyrose qe ne gati 50 vjet , u a hoqi koken Komandant Qoftelargu ?!!!
Arber Radomi, ( nuk duket si emer i vertete ky i yti)
mos kalo ne sulme personale, por bej koment per cka flitet. Razi Brahimi te flet me fakte jo me brockulla. Bashkim Pitarka po jep mendimin e tij per kete gje. Ti jep ne anen tjeter jep te tendin. Per ato qe thua per Bashkim Pitarken, ulu edhe njehere dhe shkruaj edhe per Ismail Kadarene te njejte qe te jesh i drejte ne ato qe thua, se edhe ai, po ashtu si Bashkimi ka qene i perkedheluri i Enver Hoxhes, dhe i ftuari personal i Nexhmije Hoxhes, dhe kur shkrimtare te tjere persekutoheshin e denoheshin deri me vdekje per ca vjersha lirike, ismailit tend me ndihmen e grupeve marksiste leniniste ju behej perkthimi i librave te tij, dhe ai vete lejohej te udhetonte ne France. Jo per gje, por qe te jemi te drejte me kedo.
Tung Or Arber!
Mbi sulmet bajate te nje anonimati te komentit tim.
Ky fare Arberi na ben biografine tamam si ne ate kohen e” atij ciftit makbethian” me te cilin me lidhka aq afer mua dibranin e qe me paska “katapultuar ne postin e ambasadorit ne OKB”,ndonese paskam qene me shkolle te mesme dhe nje perkthyes medioker (i takimeve ne nivelet me te larta,i botimeve te perkthimeve nga letersia e huaj dhe i filmave amerikane e angleze,etj.).Po,vertete njerez si ky llafazan e thashethemxhi akoma levrijne ne Shqiperine tone e marrin neper kembe te tjeret kur thone ose pohojne te verteta ne publik e shkruajne me emrin e tyre,pa u fshehur pas anonimkave.Ky i katapultuari ne OKB,me gjoja shkolle te mesme,mbaroi po ate fakultet te USHT,te cilin e filloi edhe i madhi shkrimtar shqiptar Ismail Kadare,i cili,po te perdor termin tend dhe lidhjet gjeografike qe u kujton njerezve,”u katapultua” ne Moske ne universitet sovjetik nga ku mori aresim e kulture dhe u rrit ne pergatitje dhe aftesi,ndersa une perfundova universitetin dhe u spacializova si perkthyes e gazetar por edhe si mesues i gjuhes angleze ne shkollat e fshatit dhe te qytetit te Tiranes dhe shkolla te larta te vendit.Ti more “zotni Arberosh” don te nxijsh gjithashka te mire si nga e kaluara komuniste edhe e tashmja,pra e kohes se tranzicionit demokartik.Por le te te permend se ishin aftesite e mija ne njohjen e disa gjuheve,si gazetar e perkthyes dhe si nje kuader i dale nga populli i varfer(leri ti ato se gjoja me paska katapultuar Nexhmija apo Enveri) por une isha nje rast,ndoshta i rralle,qe nje i ri can qe ne femijeri me perpjekje e me pune ne cdo kohe.Ishin aftesite dhe cilesite e mija si shqiptar i ndershem dhe i nje familjeje te varfer e patriotike dibrane(per te cilen jam teper krenar) ato qe me “katapultuan” ne Ministrine e Jashtme e me pas si ambasador ne OKB e ne Kanada dhe ne vitet e demokracise si funksionar i larte i OKB-se ne misionet e saj per ruajtjen e paqes(pra “i degendisur”,sipas teje,ne shkretetirat e Afrikes).Ishte ky dipolomat “medioker” me shkolle-mesem qe kontribuoi nga afer dhe me dedikim te vecante ne nxitjen dhe shpejtimin e negociatave per rivendosjen e marredhenieve diplomatike me SHBA,ne bisedimet me diplomate te larte te Britanise se Madhe per rivendosjen e marredhenieve dhe kthimin e arit monetar,ne nxitjen e vizites se pare zyrtare te Nene Terezes ne Shqiperi dhe vizites se pare te nje Sekretari te Pergjithshem te OKB-se,Perez de Kuelar,ne Shqiperi,vizita keto qe nxiten,nga ana e tyre proceset e mirepritura te rivendosjes se te drejtave te njeriut dhe ato fetare ne vendin tone,qe kontribuan ne zgjidhjen e problemit te ambaszadave dhe nisjen e pare masive te shqiptareve me pasaporta drejt vendeve perendimore,ne ardhjen ne Shqiperi te senatoreve e kongresmeneve te pare amerikane dhe te firmave te medha amerikane te naftes,etj.etj.T’i tregoj keto jo se nuk njihen,nga populli yne,nga intelektualet tane,te cilet e kane njohur e vleresuar kontributin tim modest edhe per shpejtimin e proceseve demokratike ne Shqiperi,sepse ato jane bere te njohura boterisht ne Shqiperi e ne analet dikplomatike nderkombetare,por sepse helmi qe hedh ti kunder meje dhe sherbimit tim te dedikuar e shembullor ndaj vendit tim eshte pjese e gjithe atij helmi e perbuzjeje te njerezve qe villet cdo dite e ne cdo mjet publik,nga njerez te liq si ti kunder cdo gjeje te mire shqiptare,te cdo fakti historik e arritje pozitive te popullit tone e te bijave e bijeve te paster te tij si dhe ngritjes lart te llumit te ketij popuklli qe i ka zene rrugen atij drejt zhvillimit e perparimit demokratik e kulturor.Ky “diplomat medioker” qe perbuz pa te drejte nje krimb si ti,ka gezuar nderimin dhe vleresimin e shume udheheqesve e diplomateve te larte te vendeve nga me te zhvilluara te botes me te cilet ka punuar e eshte takuar.Po ,une sherbeva vertete ne kohen e sistemit socialisto-komunist,sepse ne ate kohe linda dhe u rrita, dhe per kete me hodhen ne rruge ne vitin 1992,njerez te kallepit tend qe gjykonin ne menyre mohuese me trurin e rabeckes per demokracine dhe nje administrate civile te ngritur e te perparuar e qe i zevendesuan me shumice kuadrosh te larte e shume te afte me kuadro me kurset e kampeve te plazhit te Durresit.Edhe une,ashtu si Ismaili,qe gjoja mbron ti(te cilin une e vleresoj shume me teper se ti si shkrimtar i madh sepse e kam kapacitetin ta njoh e ta vleresoj ate dhe vepren e tij sa e si duhet),punuam ne te njejten kohe( mund te them se kam punuar fizikisht dhe ne kohe ndoshta edhe shume me teper e nden veshtiresi e kushte shume me te medha se ai) dhe u vleresauam nga ai regjim per aq sa na jepej dhe ne kete drejtim Ismailit iu dha si shkrimtar i madh nje trajtim fare i vecante dhe u “katapultua” ne majen e piramides shqiptare,gje qe ai e meritonte vertete.Ai e pa dhe e shetiti boten shume me teper se une ambasadori apo diplomati “medioker”,sic me quan ti,jo se ishte i privilegjuar por se e perfaqesonte denjesisht popullin e vendin tone.Une punoja ne zyrat e ministrise se jashtme si drejtor e pergatitja apo trajtoja me ambasadore te huaj edhe vizitat apo pjesemarrjen e Ismail Kadarese dhe shokeve te tij ne forume letrare e nderkombetare,me bindjen e plote se keshtu i sherbehej me mire interesave te kombit tone.Me permende te ndjerin,vellaun tim te paharruar,Artisrin e Madhe te Popullit Sulejman Pitarka,dhe e prerdrodhe gjuhen e na the se do te turpoeroj ai vella me vellaun e tij te kuq,diplomatin e kataputuar.Si me djuketg se e perdhose pa te drejte ate emer te nderuar me ato fjale e mendkime qe nuk do te ishin kurre te mendjes se tij te larte.Ishte ai qe me uroi e me puthi ne ball bash ate dite kur ma komunikuan emrimin si ambasador,(pas nje stazhi te stermundimshem 3 vjecar ne uzinen mekanike “Enver” ne Tirane,pa te cilin nuk und te behesha antar i Partise te te me emronin titullar ambasade) dhe me tha i gezuar” T e uroj vellacko se e ngrite lart emrin e familjes sone!”Une me te drejte ju pergjigja: :Jo more vellai im i dashtur,emrin lart ia ngrite ti familjes sone si nje nder Artistet me te Medhenj e te nderuar te Popullit,se sa per ambasadore si une Shqiperia ka patur e do te kete shume!”
I gjithe ky debat( nje debat i provokuar e ndoshta i panevojshem dhe shume periferik me ate qe behet nga Ismail Kadareja dhe Nasho Jorgaqi) nisi vetem nga mohimi medioker i nje ananomiati Arber…”kerkushi” te te drejtes sime te ligjshme si qytetar i lire amerikano-shqiptar per te dhene edhe une vleresimet e mija per nje artikull te nje bashkeqytetari shqiptar ne kete faqe te lire te komenteve ne kete gazete te nderuar shqiptare per nje teme me interes te pergjithshem per kedo shqiptar.Une vleresova shkrimin e zotit Razi Brahimi mbi bazen e te dhenave e argumentave te tij,qe vijne nga pervoja e gjate e punes dhe e lidhjeve te bashkepunimit te tij me shkrimtarin tone te madh Ismail Kadare, e aspak nuk bera vleresime e,aq me pak,sulme negative ndaj Ismailit,sic ben pa as me te voglen te drejte e pa asnje ngurim ky anonimati Arber “kerkushi” i vete “katapultuar” ose i vene nga te tjere te interesuar.
Une nuk kam qene dhe nuk do jem kurre i ndrojtur ndaj cdo debati per te mbrojtur vehten dhe te verteten dhe nuk kam pasur kurre frike ne jete te flas hapur kur duhet e per c’ka duhet,dhe aq me teper kur eshte fjala per te mbrojtur nderin dhe dinjitetin tim.Kemba e ndyre e anonimateve nuk mund te perbalte kurre nje njeri si une pa gjetur pergjigjen e merituar,si ne mbrotje te vehtes por edhe cdo gjeje te drejte e te shenjte qe mbroj e rfespektoj une te lidhur me popullin dhe Shqiperine tone.
Eshte nder e krenari,besoj, per nje gazete on-line pjesmarrja e personaliteteve te ndryshme e aq me shume me ID origjinal. Respekte per mendimet e te gjitheve,opinionet e sinqerta per krijimtarite,veprimtarite e ngjarjet dhe neveri ne maksimum per ata qe lodhen duke germuar per te gjetur qenin e ngordhur ne dosjet personale…
Individi eshte vdekatar,idete jane ato qe bejne dhe ‘jete’ te pertejshme…
Llapa-llapat na lane prapa…
Kadare eshte njeri, i rritur, i prashitur e vaditur ne te njejten kopesht si te gjithe, por ai pati ca ‘hormone’ ndryshe nga ne qe kishte talent ne pend…Per kete ka respekt nga te gjithe, anipse ne kolanen e vepres se tij ka dhe ‘pjella’ qe i ka mohuar apo eshte perpjekur per t’u rregulluar ‘biografine’…(romani ‘dasma’ psh) Ndersa si njeri,eshte si te gjithe ne,jo shenjt,plot huqe,inate,vickla,servillleqe,kapadailleqe,tangerlleqe e te tjera e te tjera…
Bota moderne sot po cmitizon Krishtin dhe jo Kadarene si njeri, pasi te tille kane qene, prej kocke-mishi-uji e gjaku, si une e si ti…Ne boten globale mitet shperbehen…
Nje vend respektohet nga vlerat,ashtu sikunder edhe nje gjeneral nga gradat.
Hiqi gradat gjeneralit dhe cmitizoji vlerat dhe krijuesit e nje vendi qe i krijuan ato vlera dhe…dhe ne ate bote globale je nje hic.
Eshte absurde,por ndodhi dhe vazhdon me Skenderbeun,te tjere me pas dhe ca me, me ata qe krijuan nje vlere shqiptare dhe me tej edhe ne ate kohe te veshtire jodemokracie.
Ne gjenezen e nje romani shfaqet me se miri nje kolaq gjirokastrit anipse nje shkrimtar i madh…
Megjithate Pitarka s`eshte e veshtire te kuptohet thyerja e “ngasherimit” ne pergjigjen qe i ben Arberit.
Po te analizosh komentin tend te pare,besoj kuptohemi cfare kerkon te thuash dhe tek i dyti ke mbetur shkurt te arish te famshen sentence “Once more unto the breach..”
Kadare mund te jete i veshtire per disa.Nje i njohuri im me thoshte para do kohe se si kishte takuar Raziun plak,si kishte ndare “te njejtat mendime me te per shume gjera dhe si kishte mbetur i “ofenduar” nga Kadare ne Londer”,sepse “shume i ftohte dhe s`ta varte”!Per kete ky njeri kishte filluar ta urrente Kadarene dhe s`linte rast pa shkruar negativitete kudo qe i jepej mundesia edhe pse me pare e lavderonte pa fund.Shqiptaret!Kadare eshte vlere,”vlere e madhe thote dikush dhe e mbeshtese.Sado ta kesh inat,duhet ti heqesh kapelen per cka ka bere per letersine shqiptare.E crendesi ka se si njeri s`eshte si doni ju,rendesi ka,qe kur dikur jeni ulur ta lexonit,apo uleni ta lexoni,ndjkeni kenaqesi dhe mesoni.Aq me shume kur e shihni te permendet neper shtypin boterore dhe e rradhisni veten si ai,shqiptar.
Nuk e di te jete ndonje tjeter shqiptar i cdo fushe,qe ka kete per mire permendje dhe le te jemi te sinqerte,ne ndjehemi te kenaqur,nese e quajme veten shqiptare.
Populli thote “Mjaltin e bejne bletet, por te parat shkojne mizat!” Kush ka mjalte ne lersine tone, dihet! Jane Kadare, Agolli, Poradeci, Migjeni… etj Po mizat? Lexoni ne “Dita” se do t’i gjeni ne komentet e mesiperme. Turp. mos vazhdoni miza se po e pegerni mjaltin e letersise shqipe!
‘Mizat dhe bletet’ thote ‘Argjiro 2’ qe nuk eshte autohedhur akoma nga bedenat e kalase se Gjirokastres…
Ekosistemi i do te dyja, si mizat dhe bletet, por jane te shumta bletet ne keto komente qe bien pjalme por nuk e di nese do te behet mjalte apo do thartohet…dhe mizat jane te pakta qe i vijne verdalle ‘portes hyrese te kalase se Kadarese’ ku nje nga ‘rojtaret’ eshte dhe ‘argjiro 2’ qe po reziston per t’i cuar nderin ne vend Kadarese se ‘cnderuar’ nga ne qe perpiqemi te themi ndonje te vertete…
Ne nuk ‘pegejme’ apo ‘dhjesim’ mjaltin e letersise shqiptare, por individin kolaq gjirokastrit, qe nuk e can shume per sakrificen e ‘argjirose’ apo per ‘mjegullat e Tiranes’ por per…mjaltin e nje mbretereshe te coftur…
Lexoni komentet e ‘Dita-s’ qe te kuptoni kolaqerine gjirokastrite me femrat dhe po deshiruat behuni dashnore e tij qe te urdheroj me pas te botohet nje cikel me poezi ne castet e ‘vetflijimit’ te ‘argjiro 2’…
Keto pune nuk duan afsh dashuror por ftohtesi bjeshkesh per te pare se cfare nuk eshte qelbur ne ‘frigoriferin’ e kohes…
Megjithate,pune te mbare o blete punetore, e mbijetuara e kalase se Gjirokastres ‘Argjiro 2’, per klasifikimin e mizave e bleteve qe zhuzhurisin ne kosheren Kadare !
Une Kadarene e dua shume,as te perbaltur e as te grimuar,origjinal Kadare…me te mirat e huqet e veta…jo ‘shenjt’,pasi nuk eshte e nuk behet dot…
te lumte z.Pitarka per frymen perendimore dhe te drejteperdrejte qe perdor duke dhene nje kontribut dhe shembull qe ky vend te shkoje perpara dhe te dale nga anonimati dhe frika qe ka lene nje sistem tashme i superuar por menderisht prezent, tere keto shkrime pa emer e inatcore e deshmojne me se miri
vete kadare eshte viktime e asaj kohe nga menyra se si komunikon me lexuesit por dhe me sferen e specializuar, jo direkt por nepermjet botuesit, nuk publikon romanin sic do duhej por fut nje interviste e studim me te madhe se romani, se ndryshe skish si e botonte se do i thonin po ku e kishe fshehur kete liber o derbardh apo e kishe harruar, keshtu qe i futi nje te kafshuar me stilin e tij jorgaqit qe ne parathenie dhe e ktheu vemendjen te vetja
nje njeri qe i sheh te tere armiq dhe komplotiste, vetem kadareja dhe fantazma e tij qe vjen nga vitet ’60 arrin ti dalloje, presim qe te flase te pakten njehere…